Për një vit në Maqedoninë e Veriut çmimet me pakicë janë rritur për 6.2 përqind

Rritja e çmimeve të produkteve të konsumit në Maqedoninë e Veriut ka shënuar rritje nga muaji në muaj, ashtu që brenda një viti çmimet me pakicë janë rritur për 6.2 përqind, transmeton Portalb.mk.

“Indeksi i kostos së jetesës në nëntor 2021, krahasuar me nëntor e vitit 2020, është vërejtur rritje për 4.8 %, dhe tek indeksi i çmimeve me pakicë është vërejtur rritje me 6.2 %”, njoftojnë nga Enti Shtetëror i Statistikave, duke sqaruar që në krahasim me muajin e kaluar indeksi i çmimit të konsumit u rritën për 0.7%, ndërsa ato me pakicë për 0.3%.

Në krahasim me tetorin, rritja më e theksuar është vërejtur te buka dhe drithërat (3.8 %), produkte ushqimore, të papërmendura në vend tjetër me 2.9%, djathi dhe gjiza me 2,3%, mishi me 2,1%, vaji dhe yndyrat me 1.9%, sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat me 1,8%, etj.

“Në nëntor, gjithashtu, është vërejtur rritje te gazi i amvisërisë me 5.8%”, njoftojnë nga Enti, ndërsa në krahasim me nëntorin e kaluar, rritje më e madhe është regjistruar te gazi për 38.2 përqind, karburantet e lëngshëm 34.3 %, te vajrat dhe yndyrat për 24.6 përqind. Ulje e indeksit të kostos së jetesës brenda një muaji është vërejtur te frutat e freskëta për 7 përqind, ndërsa te transporti ajror për 17.5% ulje.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button