Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut nga seanca e 125-të

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot zhvilloi seancën e 125-të ku vendosi të pranojë dy investime strategjike në prodhimin e energjisë elektrike me panele solare në vlerë prej 116 milionë euro, transmeton Portalb.mk.

Një investim prej 63 milionë euro do të realizohet në Komunën e Karbincit nga Rinuabl Pauer International – Shkup, me qëllim realizimin e paneleve solare në vlerë prej 85 MW. Investimi tjetër në Komunën e Pehçevës do të realizohet nga HEK Solar – Shkup në vlerë prej 53 milionë euro për panelet solare me fuqi prej 70 MW.

Kompanitë e softuerit do të marrin mbështetje financiare në vlerë prej 18.6 milionë denarë nga program për mbështetje Kovid.

Strategjia për shëndetin 2021-2030 është miratuar nga Qeveria e Maqedonisë në këtë seancë, pas propozimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Një nga çështjet e përfshira në këtë Strategji është përmirësimi i sistemit shëndetësore dhe e-shëndetësia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button