Kasapi, Pavlovski, Anastasova dhe Donçeva nesër do të marrin çmimin shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut nesër do të ndajë Çmimin Shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit” për katër personalitete nga fusha e edukimit-arsimit, kulturës e artit, transmeton Portalb.mk.

“Çmimi shtetëror “Shën Klimenti i Ohrit”, për arritjen në fushën e edukimit dhe arsimit i ndahet prof. dr. Gjulumser Kasapi, profesor universitar; çmimi për arritjen në fushën e kulturës dhe artit u ndahet: Jovan Pavlovski, shkrimtar; m-r Snezhana Anastasova Çadikovska, artist muzikor dhe Elena Donçeva, piktor akademik-kostumograf”, njoftojnë nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut.

Nesër duke filluar nga ora 12:00 do të ndahen çmimet në Sallën e Kristaltë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Kuvendi vlerësoi që ky çmim jepet për mirënjohjen më të lartë për arritjet shumëvjeçare në fushën e edukimit, arsimit, kulturës, artit, shëndetësisë, mbrojtjes dhe avancimit të mjedisit njerëzor dhe veprimtarisë sociale me interes publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button