Hulumtim: Mbi 30% e të rinjve në RMV e shohin veten jashtë shtetit në 5 vitet e ardhshme

Pjesa më e madhe e qytetarëve (85%) nuk kanë marrë pjesë në ndonjë iniciativë të organizuar për përmirësim të qytetit/fshatit të tyre apo në ndonjë nivel të Maqedonisë së Veriut. Të rinjtë më së shumti besojnë se negociatat qasëse do të përmirësojnë jetën e qytetarëve në vend, ndërsa besimi është më i vogël te më të moshuarit. Këto janë disa nga gjetjet e hulumtimit nacional “Pjesëmarrje qytetare dhe BE perspektiva: Analizë e opinionin publik me qytetarë dhe organizata qytetare”, transmeton Portalb.mk.

“Një pjesë e konsiderueshme e të rinjve, përkatësisht më shumë se 30% e shohin veten jashtë shtetit në 5 vitet e ardhshme. Rreth 60% e qytetarëve në vitin 2021 vlerësojnë se shteti do të jetë vend më i mirë për jetë pasi të bëhet anëtare e BE-së. Më shumë se gjysma e qytetarëve vlerësojnë se edhe ata si hallkë e rëndësishme në procesin demokratik mund të japin kontribut të tyre në procesin integrues dhe qasës drejt Bashkimit Evropian”, kanë treguar rezultatet e hulumtimit.

Konkludimet dhe rekomandimet që kanë dalë nga prezantimi dhe diskutimit janë se, ka interesim por edhe potencial për kyçje të qytetarëve përmes mekanizmave të ndryshëm nga ana e organeve shtetërore në procesin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

“Nevojitet lehtësim i formave për pjesëmarrje të qytetarëve përmes digjitalizimit të proceseve të caktuara dhe edhe pse ekziston rritje e njohjes me mekanizmat për pjesëmarrje në organizatat qytetare – grupet punuese sektoriale dhe Këshillit për bashkëpunim mes Qeverisë dhe sektorit civil, megjithatë nevojiten angazhime shtesë për dialog funksional strukturor”, u tha në konferencën ku u prezantua rezultati.

Kjo konferencë është pjesë e projektit “Dialog me organizatat qytetare – Platforma për pjesëmarrje strukturore në integrimet në BE”, që e implementon Fondacioni Shoqëri e Hapur – Maqedoni, me partnerët Reactor – Hulumtim në aksion, Eurothin – Qendër për strategji evropiane dhe Qendra për komunikime qytetare.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button