RMV, procesi i marrjes së miratimeve në fushën e transportit është subjekt i korrupsionit

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsioni vlerëson se procesi i dhënies së miratimeve, vendimeve, licencave dhe lejeve, posaçërisht në fushën e transportit, është i nënshtruar dhe i rrezikuar nga korrupsioni, si në nivel qendror ashtu edhe në atë lokal dhe i njëjti shpesh herë është i rëndësisë jetike, transmeton Portalb.mk.

Nga ky komisionin, gjatë debatit të sotëm “Rreziku nga korrupsioni gjatë dhënies së miratimeve, vendimeve, licencave dhe lejeve në fushën e transportit dhe zbatimit të mbikëqyrjes”, thanë se, aspiratat për vlerat më të lartë dhe integritetin në një shoqëri, duhet të rezultojnë çdoherë me qasje të barabartë në institucionet përgjegjësi dhe transparenti dhe respektim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut.

“Për atë qëllim, nevojiten të vendoset besimet të arsyeshëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve, përmes shfrytëzimit efikas të resurseve publike dhe përforcim të kapacitetit institucional dhe integritetit. Megjithatë, nga ana tjetër jemi dëshmitarë të ekzistimit të shumë rreziqeve nga korrupsioni me theks të veçantë në ekzistimin e kompetencave të gjera diskrecionale, posaçërisht në fushën e dhënies së miratimeve, vendimeve, licencave dhe lejeve, harxhimit të parave publike dhe keqpërdorim të pozitave zyrtare në sektorin publike”, theksuam nga Antikorrupsioni.

Sipas ministrit të Transportit, Bllagoj Boçvarski, ka huti të madhe te qytetarët, në opinion dhe në opinionin profesionist për atë se cilat institucione çfarë kompetenca ndërmarrin dhe kanë në pjesën e transportit.

Sipas tij, njëra ndër prioritet e para është që të vendoset në vend të parë lufta me korrupsionin apo zero korrupsion në raport me të gjitha aspektet e jetës shoqërore në pjesën e të gjitha veprimtarive dhe ashtu do të vazhdojmë të punojmë në periudhën e ardhshme.

“Kur flasim për korrupsion, dua të theksoj se ai është një ndër arsyet kryesore për krijimin e mosbesimit në institucione nga ana e qytetarëve, por kjo periudhë duhet të potencoj se kjo Qeveri ka dëshmuar vendosshmëri dhe veprime në drejtim të luftës kundër korrupsionit dhe kemi bërë hapa serioze në shtet”, tha ai.

Ministri shtoi se, nevojiten masa sinkronizuese dhe mekanizma që do të kontribuonin në vendosjen e sistemit funksional me kompetenca të qarta, si dhe bashkëpunim të ngushtë mes institucioneve si dhe OJQ-ve dhe të gjithë të prekurit në këto procese.

Sipas ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski, rreziku më i madh për korrupsion kur bëhet fjalë për institucionet, përfshirë edhe MPB-në, edhe më tej manifestohet përmes keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe kompetencave gjatë dhënies së dokumenteve, lejeve, licencave dhe vendimeve, ndërsa format kryesisht janë me pranimin e dhuratave dhe shërbimeve, mitos, dhënies së informatave të kualifikuara, shkatërrimi i dëshmive dhe ngjashëm.

“Lufta efikase kundër korrupsionit kuptohet se është e mundur, megjithatë përkrah angazhimit të brendshëm institucional të fuqishëm, është e domosdoshme edhe ekzistimi i bashkëpunimit mes gjithë ministrive resorë, organeve shtetërore dhe institucioneve për luftë kundër korrupsionit dhe krimit në përgjithësi. Bashkëpunimi duhet të shërbejë si bazë themelore dhe fuqi udhëheqëse e institucioneve në luftë kundër korrupsionit”, tha Spasovski.

Ndërkohë, drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Transportit, Rufat Huesini tha se, për efikasitet më të madh në kryerjen e mbikëqyrjeve inspektuese, nevojitet përforcim i kapaciteteve të shërbimeve inspektuese, posaçërisht të Inspektoratit Shtetërore për Transport.

“Problem më të madh kemi me transportin e udhëtarëve. Më së shpeshti në transportin ndërkombëtar ka probleme dhe duhet më së shumti të kihet kujdes dhe më shumë të kryhen mbikëqyrje dhe të shihet në ministri se si jepen lejet, kush i jep dhe në atë mënyrë të ulet numri i shkeljeve që bëhen nga ana e transportuesve”, sqaroi Huseini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button