Bart Somers nuk është ministër i shëndetësisë në Belgjikë dhe nuk ka marrë pjesë në një vaksinim të rremë, por në një simulim para vaksinimit

Dezinformata e parë është se Somers është Ministër i shëndetësisë në Belgjikë. Ai nuk ka qenë kurrë në atë pozicion. Videoja, nga ana tjetër, është marrë nga një stacion televiziv, ndërsa në të shihet një simulim në një qendër vaksinimi, e cila në momentin e xhirimit ende nuk ka qenë e hapur, por para se të hapej për publikun është bërë një simulim i procedurës së vaksinimit që do të zhvillohej më vonë, shkruan Vëretëmatësi.

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin thuhet se ministri belg i shëndetësisë “i është nënshtruar një vaksinimi të rremë”, ndërsa vaksinat për njerëzit e tjerë janë “vrastare”.

Si pjesë e postimit, është publikuar një video ku shihet një mjek duke i dhënë një vaksinë Bart Somersit, por pasi i heq gjilpërën nga supi, ajo nuk duket.

Dezinformata e parë është se Somers është Ministër i shëndetësisë në BelgjikëAi asnjëherë nuk ka qenë në atë funksion.

Në kohën kur është regjistruar kjo video, ministër i shëndetësisë në Belgjikë ka qenë Frank Vanderbroucke.

Videoja, nga ana tjetër, është marrë nga një stacion televiziv, ndërsa në të shihet një simulim në një qendër vaksinimi, e cila në momentin e xhirimit ende nuk ka qenë e hapur, por para se të hapej për publikun është bërë një simulim i procedurës së vaksinimit që do të zhvillohej më vonë. Vetë Somers në Twitter shpjegoi se çfarë kishte ndodhur në të vërtetë.

“Të qartësojmë se gjatë këtij simulimi nuk u administrua asnjë vaksinë. Po të më kishin shpuar do të bërtisja fort “aaaaa.” shkroi ai.

Regjistrimi u transmetua në televizionin VRT në Belgjikë dhe që atëherë ka qenë objekt i teorive konspirative. Verifikuesit e fakteve të revistës belge Knak, e hetuan videon që në mars të vitit 2021 dhe shkruan:

Në Qendrën e vaksinimit De Kimpel, u mbajt një simulim për ta përgatitur stafin mjekësor për mbarëvajtjen e procesit dhe fushatës së vaksinimit sapo të arrinin vaksinat e mjaftueshme. Bëhet fjalë për rreth 50 aktorë dhe askush nuk sugjeron se janë administruar vaksina të vërteta. Në këtë simulim mori pjesë edhe ministri për punë të brendshme, Bart Somers. Si edhe pjesëmarrësit e tjerë, as ai nuk e mori vaksinën. Pra, nuk është për t’u habitur që nuk nuk shihet gjilpërë.

Теksti i mediave belge për ditën kur u zhvillua ky simulim ekziston ende.

Për shkak se bëhet fjalë për një simulim, pra një ushtrim para arritjes së sasive të mjaftueshme të vaksinave, në një event ku morën pjesë 50 persona vetëm për ta ndihmuar stafin mjekësor në ushtrimin e procesit të vaksinimit që më vonë, kur edhe në të vërtetë në Belgjikë do të arrinin vaksinat, ai të kryhet me shpejtësi dhe me efikasitet, vlerësojmë se nuk është e vërtetë që ministri belg i shëndetësisë nuk ka marrë një vaksinë të vërtetë, por një vaksinë të rreme. Përveç kësaj, Somers nuk është ministër i shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button