RMV, në numrin 191 mund të raportoni rritjen e çmimeve të ngrira të produkteve ushqimore bazë

Ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi u bëri thirrje qytetarëve të raportojn në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, transmeton Portalb.mk

“U bëj thirrje qytetarëve që në rast të rritjes drastike të çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të lajmërohen në numrin pa pagesë 191 të Inspektoratit Shtetëror të Tregut. Në këtë linjë telefonike pa pagesë, të gjithë qytetarët mund të raportojnë parregullsi të tregtarëve të cilët nuk e respektojnë Vendimin për ngrirjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë“ shkroi në profilin e tij në rrjetin social Facebook ministri i ekonomisë Kreshnik Bekteshi.

Sipas tij, në bazë të Vendimit për vendosjen e çmimeve më të larta të produkteve të caktuara në tregtinë me shumicë dhe pakicë të shpallur në Gazetën Zyrtare, duke filluar nga data 06.12.2021, ngrihen çmimet e aplikuara më 01.12.2021 në tregtinë me shumicë dhe pakicë të:

  • bukës;
  • sheqerit;
  • miellit – tip 400;
  •  vajit të lulediellit për gatim;
  •  qumështit të freskët me yndyrë prej 2,8%, 3,2% dhe 3,5%;
  •  mishit dhe produkteve të mishit;
  • djathit dhe gjizës;

Ky vendim do të vlejë deri më 31 janar të vitit 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button