U ndërpre prapë transporti publik në Tetovë, Rafiz Mejdija është ushtrues detyre në ndërmarrje

Komuna e Tetovës njoftoi se përsëri ndërpritet përkohësisht transporti publik në Tetovë, kjo sipas tyre vjen për shkak të kaosit, mungesës së sigurimit të punësuarve, shkaku  se ndërmarrja nuk është e regjistruar dhe  të punësuarit e ndërmarrjes NP “Tetova Transport” figurojnë si të punësuar në komunë, si dhe për shkak të parregullësive të shumta, shkruan Portalb.mk.

Qytetarët e Tetovës nuk mund të rehatohen me transportin publik, pasi i njëjti vazhdimisht përson ndryshime nga më të ndryshmet. Kjo është hera e tretë që ky lloj transporti ndërpritet në një periudhë shumë të shkurtër kohore, për shkak të problemeve të brendshme të ndërmarrjes, pasojat e të cilave i paguajnë qytetarët.

“Duke pasur parasysh që të mos dëmtohet edhe më shumë xhepi i qytetarëve për shpenzimet e pakontrolluara. Kjo gjendje do të zgjatë deri sa të përfundojë skenimi final i gjendje së krijuar në këtë ndërmarrje nga strukturat e mëparshme udhëheqëse.” thanë nga Komuna e Tetovës.

Në ndërmarrjen  publike “Tetova Transport” ushtrues detyre do të jetë Rafiz Mejdija, ndërsa u shkakrua drejtori Darko Spirovski.

NP “Tetova Transport”, juridikisht e themeluar, realisht nuk ka të punësuar

Transporti publik i Tetovës, që nga lëshimi në funksion i saj vazhdimisht po përballet me sfida të ndryshme. Vetëm para dy javëve transporti publik ndaloi së funksionuari, arsyeja e ndërprerjes së katër linjave ishte ndërprerja e furnizimit me naftë nga pompa e benzinës. Më pas u vendos që të funksionojë vetëm linja numër një. Pastaj përsëri u ndërpre  dhe u lëshua përsëri në funksion.

Kasami para disa ditëve tha se transporti publik është një nga shkeljet eklatante të menaxhmentit të kaluar.

“Ndërmarrja e transportit publik juridikisht është e themeluar, realisht nuk ka asnjë të punësuar dhe gjitha veprimet bëhen në kundërshtim me ligjet. Gjithë të punësuarit janë në komunë dhe funksionojnë në kuadër të ndërmarrjes, por nuk dua të jap më shumë detaje sepse pres një raport të detajuar për të cilin do të informoj mediat.” tha Kasami.

Ndryshe, autobusët e transportit publik të Tetovës u lëshuan në përdorim në mes të muajit gusht. Megjithatë, problemi me kaosin në komunikacion në këtë qytet ende nuk është zgjidhur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button