RMV, Armata siguroi 7000 uniforma të reja luftarake dhe 700 komplete për forcat speciale

Ministria e Mbrojtjes siguroi edhe kompletin e dytë prej 7000 uniformash të reja luftarake për anëtarët e Armatës. Batalioni i forcave speciale siguroi 700 komplete të reja uniformash luftarake, të dizajnuara posaçërisht sipas kërkesave të tyre, transmeton Portalb.mk.

“Para disa vitesh, një nga problemet më të theksuara në Armatë ishte mungesa e çizmeve dhe uniformave për pjesëtarët e saj. Treguam se këto probleme mund të zgjidhen me vullnet politik dhe punë. Por nuk ndalemi me kaq. E zgjidhëm problemin, por krijuam edhe sistem furnizimi që duhet të garantojë që probleme të tilla nuk do të përsëriten më. Prandaj, u vendos rregulli i mbulimit të plotë të pjesëtarëve të Armatës me dy komplete uniforma luftarake dhe atë e zbatuam plotësisht në mënyrë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Uniformat e reja kanë mbërritur dje në kazermën Gjorçe Petrov në Shkup. Me këtë kompletohet pajisja e Armatës me uniforma të reja luftarake.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button