SHBA-ja planifikon bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin
SHBA-ja ka njoftuar për një bojkot diplomatik të Lojërave Olimpike Dimërore në Pekin vitin e ardhshëm, raporton BBC.
Shtëpia e Bardhë ka thënë se asnjë delegacion zyrtar nuk do të dërgohet në Lojërat Olimpike për shkak të shqetësimeve për shkeljet e të drejtave të njeriut në Kinë.
Por, sportistët amerikanë do të marrin pjesë dhe do të kenë përkrahjen e plotë të qeverisë.
Kina më herët ka thënë se do të marrë kundërmasa në rast të një bojkoti, transmeton Koha.net.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, muajin e kaluar ka thënë se po shqyrton mundësinë e bojkotit diplomatik të kësaj ngjarje.
Sekretarja për media e Shtëpisë së bardhë, Jen Psaki, ka konfirmuar bojkotin të hënën, duke thënë se derisa sportistët amerikanë do të kenë përkrahjen e plotë.