Japonia me 111 mijë euro e ndihmoi mjekësinë në dy qytetet e Maqedonisë së Veriut

Ambasada e Japonisë ka nënshkruar dy donacione për përmirësimin e kushteve në mjekësinë e Strugës dhe Ohrit përmes donacionit që kap vlerën deri 111 mijë euro, transmeton Portalb.mk.

“111.000 euro donacion nga Japonia për të ndihmuar Spitalet e Përgjithshme të Strugës dhe Ohrit në përmirësimin e kujdesit mjekësor në rajon”, deklarojnë nga Ambasada e Japonisë, duke sqaruar që në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë do të dhurojnë sistemin e ultrazërit në vlerë prej 50 822 euro.

Me ndihmën e Japonisë, Spitali i Përgjithshëm në Ohër do të furnizohet me aparatin për rreze X në vlerë prej 60 188 euro.

“Me datë 6 dhjetor 2021, Ambasadori i Japonisë Sh.T. SAVADA Hironori nënshkroi grant Kontratën e tretë dhe të katërt të vitit 2021, në kuadër të Grant Programit për Projekte të Vogla për Siguri Njerëzore (GGP), qëllimi i të cilit është përmirësimi i nevojave themelore njerëzore në Maqedoninë e Veriut.”, raportojnë nga Ambasada, duke sqaruar që deri më tani për Strugën dhe Ohrin do të arrijë shumën mbi gjysmë milioni euro.

Ambasada theksoi që Japonia ka financuar projekte për rinovim dhe furnizim të pajisjeve në më shumë se 70 shkolla dhe kopshte të fëmijëve, 57 institucione shëndetësore dhe ka siguruar 31 automjete për mirëmbajtjen dhe menaxhimin e mbeturinave në 49 komuna, duke arritur një shumë totale prej mbi 422.3 milionë euro.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button