U ndanë 20 bursat “Boris Trajkovski” për qytetarët që do të studiojnë në ciklin e dytë

Presidenti Stevo Pendarovski, ministrja e arsimit Milla Carovska dhe drejtori i Siti Kolegjit në Selanik, Janis Ververidis kanë shpërndarë 20 bursat për ciklin e dytë të studimeve në nder t ish-presidentit të ndjerë, Boris Trajkovskit, transmeton Portalb.mk.

“Njëzet qytetarëve nga Maqedonia e Veriut sot iu ndanë bursat “Boris Trajkovski” për studimin e programit ekzekutiv pan-evropian të ciklit të dytë të studimeve të organizuar nga Siti Kolegji në Selanik në bashkëpunim me Universitetin Britanik Jork dhe Universitetin Francez Strasburg”, njoftojnë nga Ministria e Arsimit.

Ministrja Carovska sqaroi që këta studentë do të studiojnë në Britani të Madhe, Francë dhe Greqi; duke raportuar se deri më tani këtë mundësi në kuadër të bursës “Boris Trajkovski” e kanë shfrytëzuar 250 qytetarë.

Ndryshe, fituesit e bursës “Boris Trajkovski” janë: Anica Dimovska, Anja Marija Makeska, Veton Qoku, Vlado Cekiq, Goce Cvetkovski, Daniella Angjeliq, Darko Stoleski, Dejan Todoroviq, Dijana Osmanoviq, Elena Kosevska, Elena Stefanova, Elena Shutova, Ivona Dimeska, Jovanka Stojanova, Kristina Pockova, Lupka Noveska, Marko Jovanovski, Martin Mateski, Nikolla Nikollovski dhe Sashka Bojçeva Gjorgjievska.

Në qershor të këtij viti u nënshkrua protokolli për dhënien e bursës “Boris Trajkovski” për Siti Kolegjin, Kampusi Evropian i Universitetit Jork. Vlera e bursës arrin në 14.890 euro, ashtu që gjysma sigurohet nga Qeveria e RMV-së ndërsa pjesa tjetër nga Universiteti. Kjo bursë shpërndahet nga viti 2003, ku ndër iniciatorët ishte edhe presidentit tashmë i ndjerë, Boris Trajkovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button