fbpx

RMV, ulen çmimet e benzinës dhe naftës

Komisioni Rregullator për Energji sot vendosi që benzina të ulet për 3,5 denarë, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri për tre denarë, transmeton Portalb.mk.

Eurosuper BS-95 nga mesnata do të shitet me çmim prej 71 denarë për litër, Eurosuper BS-98 për 73 denarë për litër, ndërsa nafta për 63 denarë për litër. Çmimi i ri i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të jetë 62,5 denarë për litër.

Çmimi me pakicë i mazutit ulet për 3,01 denarë për kilogram dhe do të jetë 38,52 denarë për kilogram.

Rënia e çmimeve të derivateve të naftës vjen si pasojë e rënies së çmimeve në bursat botërore.

Çmimet e reja të derivateve të naftës do të vlejnë deri të hënën e ardhshme kur Komisioni Rregullator për Energji do të vendosë sërish për çmimet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button