fbpx

Zaev – Eskobar: Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE është shumë i rëndësishëm për Shkupin dhe Uashingtonin

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, sot e priti zëvendësndihmësin e sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Garbiell Eskobar, i cili është në vizitë të parë pune në vendin tonë, transmeton Portalb.mk.

Siç njoftuan nga Qeveria, kryeministri Zaev në takim e njoftoi mysafirin me gjendjen politike aktuale në vend gjatë së cilës është siguruar vazhdimësi stabile e përcaktimeve strategjike politike për mbështetjen e proceseve për pjesëmarrje aktive të Maqedonisë së Veriut në NATO, për përshpejtimin e integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, për ballafaqimin me pandeminë, për rritje ekonomike dhe veçanërisht për çështjen aktuale për përgjigje kompetente dhe efikase të krizës energjetike.

“Zëvendësndihmësi i sekretarit shtetëror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështje evropiane dhe euroaziatike dhe përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor, Garbiell Eskobar, i cili në takim ishte i shoqëruar nga ambasadorja Kejt Mari Bërnz, theksoi se vizita e tij në vend ka për qëllim të theksojë mbështetjen e SHBA-ve, pikërisht për këto çështje, si dhe për qasjen partnere që Republika e Maqedonisë së Veriut e tregon me pranimin e qytetarëve nga Afganistani dhe për rolin aktiv për intensifikim thelbësor të bashkëpunimit rajonal përmes nismës “Ballkani i Hapur”, thuhet në kumtesë.

Po ashtu, në takim është theksuar theksua mbështetja e tërësishme e SHBA-ve për gjetjen e zgjidhjeve të përbashkëta për çështje dypalëshe mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Bullgarisë për shkak të faktit që ardhmëria e Maqedonisë së Veriut është në BE si temë jashtëzakonisht e rëndësishme për SHBA-të, së bashku me pjesëmarrjen e përbashkët strategjike në NATO dhe me partneritetin dypalësh mes dy vendeve që është në zhvillim të vazhdueshëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button