Roli i komunave gjatë katastrofave dhe fatkeqësive: Më mirë të parandalojnë se të shërojnë

Instituti për Demokraci “Societas Civilis” – Shkup (IDSCS) sot ka organizuar diskutim “Parandalim ose reagim: roli i komunave gjatë zvogëlimit të rreziqeve nga fatkeqësitë dhe katastrofat”, kushtuar kapaciteteve për menaxhim me kriza në Republikën e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.

Ngjarjen e hapi Ivana Najdoska, drejtor programi në IDSCS dhe Endru Brend, udhëheqës në programin e Ambasadës së Britanisë në Shkup.

Njadoska theksoi se autoritetet komunale duhet që të balancojnë mes parandalimit dhe reagimit ndaj mundësisë për fatkeqësi dhe katastrofa.

“Mbrojtja dhe gatishmëria janë më të rëndësishme, kështu që theksi duhet që të vendoset në parandalimin dhe investimin intensiv në sistemin për menaxhim me kriza për reagime përkatëse. Në proceset e miratimit të politikave, vendimeve ekonomike dhe zhvilluese patjetër duhet që të merren parasysh rreziqet potenciale nga fatkeqësitë dhe katastrofat. Është i nevojshëm proces i qartë dhe transparent i kontrollit nga rreziqet potenciale gjatë miratimit të çdo vendimi”, vlerëson Najdoska.

Bend, në fjalimin e tij theksoi se derisa bota po përballet me efektet e koronavirusita, rreziku nga ngrohja globale u bë më i dukshëm.

“Këtë verë ishim dëshmitarë të zjarreve të shumta nëpër malet e Maqedonisë së Veriut. Ajo ka efekte afatgjate edhe ndaj klimës edhe ndaj ekzistencës së popullatës lokale. Qeveritë nacionale duhet që paraprakisht të planifikojnë dhe të jenë të gatshme për këto situata. Autoritetet lokale duhet që të bëjnë plane strategjike që të munden shpejtë t’u përgjigjen këtyre krizave. Mënyra në të cilën opinioni reagon në kriza ka ndikim të rëndësishëm ndaj përfundimit të saj. Qytetarët duhet që të jenë të informuar dhe të vetëdijshëm, a koordinimi efektiv mes autoriteteve nacionale dhe lokale është me rëndësi kyçe kur përballemi me kriza”, tha Brend.

Parandalimi është shumë më i lirë se sa sanimi, theksoi Misha Popoviq, udhëheqës i Qendrës për Menaxhim të Mirë në IDSCS.

“Ne shpesh themi se është më mirë që të parandalohet se sa të shërohet, por nuk investohet mjaftueshëm në infrastrukturën parandaluese dhe ndërtimi i kapaciteteve për gatishmëri që të zvogëlohen dëmet kur do të ndodh ndonjë krizë. Ideja e projektit është që të apostrofohet nevoja e parandalimit. Komunat janë të parët që duhet të nxjerrin resurse në terren që të punojnë në mbrojtje dhe shpëtim. Çdo vendim që e merr komuna potencialisht mund të ndihmojë ose ta përforcojë rrezikun nga katastrofat”, theksoi Popoviq.

Diskutimi është organizuar me mbështetje të Ambasadës së Britanisë në Shkup.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button