Në Tetovë, NPK do t’i mirëmbajë rrugët gjatë dimrit, pasi komuna është në borxh

Në prag të fillimit të sezonit dimëror, kryetari i Komunës së Tetovës Bilall Kasami ndërpreu  procedurën për prokurim publik të shërbimeve për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve. Kjo sipas tij është bërë me arsyetimin që komuna të mos marrë ende më shumë borxh, ndërsa për mirëmbajtjen do ta kujdeset Ndërmarrja Publike “Tetova”, me ndihmën e një kompanie private e cila do ndihmojë pa pagesë, shkruan Portalb.mk.

Kryetari i Komunës, Bilall Kasami njoftoi se pastrimi dimëror do të vazhdojë, por me kosto më të lirës se ajo që ishte paraprakisht, pasi borxhi i komunës është shumë i lartë.

 “Nga momenti kur unë erdha kishte një procedurë të përmbyllur tenderimi ku për pastrimin e borës ishte një shumë mbi 150 mijë euro. Kemi angazhuar ndërmarrjen komunale që të menaxhojë pastrimin e borës dhe do ti kushtojë Komunës së Tetovës më pak.” tha Bilall Kasami.

Kasami shtoi se kompania do i jep mjetet në shërbim ndërmarrjes pa pagesë financiare për pastrimin e borës, dhe pjesën tjetër të punëve do e organizojë ndërmarrja.

“Me vendim kam angazhuar ndërmarrjen publike që të menaxhojë me pastrimin e borës dhe ka kompani private të cilat janë të interesuara të japin mjetet e tyre në shërbim që të pastrohet bora deri sa të stabilizohemi në aspektin financiar dhe të shohim më tutje në mënyrë permanente si do ta zgjidhim këtë çështje.” tha Bilall Kasami.

Për mirëmbajtjen dimërore të rrugëve në qytet dhe rrugëve lokale është përgjegjëse Komuna e Tetovës, ndërsa për magjistralet dhe autostradat Tetovë-Shkup dhe Tetovë-Gostivar është “Makedonijapat”.

Rikujtojmë që borxhi i përgjithshëm i Komunës së Tetovës është mbi 24 milion euro, ku vetëm Komuna ka mbi 14 milionë euro, NPK Tetova ka mbi 9.6 millionë euro, Parkingu i qytetit mbi 187 mijë euro dhe shkollat mbi 77 mijë euro.  Në krye të NPK-së tani është drejtori i ri, Nuredin Fetai, i cili theksoi se ndërmarrjen e kanë pranuar në gjendje të rrëndë financiare, nga ku momentalisht janë  të fokusuar në uljen e shpenzimeve, si dhe në stabilizimin financiar të obligimeve ndaj të punësuarave dhe pastaj me amortizim e obligimeve tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button