Simovski: Regjistrimi na tregoi se ka rritje të migrimit në 20 vitet e fundit

Enti Shtetëror i Statistikës së shpejti do të publikojë të dhënat paraprake të regjistrimit, amvisërive dhe banesave. Drejtori Apostol Simovski në “Brifingun e mëngjesit” , thotë se janë regjistruar gjithsej 1.832.696 qytetarë, 568.175 amvisëri dhe 837.255 banesa, transmeton Portalb.mk.

Tani vijon faza e regjistrimit e cila po punohet në ESSh, përpunimi i materialit të regjistrimit.

“E dini se kemi pasur dy lloje të regjistrimit – regjistrim në terren dhe regjistrim të diasporës, i cili është bërë përmes vetëregjistrimit përmes internetit. Këto dy baza është dashur të bashkohen, i kemi bashkuar dhe tani jemi duke i përpunuar të dhënat nga aspekti i përcaktimit të kontingjenteve të popullsisë rezidente dhe jorezidente”, tha Simovski.

Sipas tij, baza e të dhënave të qytetarëve të RMV-së numëron më shumë se 2.430.000 perosna, ndërsa regjistrimi i popullsisë përfshin rreth 1.840.000.

“Kjo nuk do të thotë që të dhënat nuk janë të sakta. Të jem i sinqertë, nuk prisnim të përfshinim më shumë, aq më tepër që kishim një antifushatë të madhe”, tha Simovski i cili paralajmëroi se publikimi i të dhënave do të jetë i njëpasnjëshëm, do të krijohen tabela dhe ekziston mundësia për një qendër regjistrimi ku përdoruesit do të mund të përgatisin tabela direkt nga baza e të dhënave dhe kjo është një procedurë mjaft komplekse që e përdor Eurostati.

Sipas tij, numri i përgjithshëm prej mbi 1.800.000 qytetarëve të regjistruar tregon se ka migrim të shtuar në 20 vitet e fundit, gjë që ndikon në faktorë të tjerë.

“Kur ka emigrim nga vendi humbet dyfish, së pari forca e gjallë, largohen dhe nuk kontribuojnë në zhvillimin e vendit dhe e dyta humbet potenciali për natalitet. Shumica e migrantëve janë të rinj që sjellin me vete shtimin natyror dhe indirekt ndikojnë në numrin e lindjeve, ndikon në ndryshimet në strukturën e moshës. Në atë piramidë demografike janë bërë vrima dhe sot duket më shumë si një pemë sesa një piramidë sepse baza është shumë më e vogël dhe kemi një shtyllë fillestare që në fakt duhet të mbushet që të jetë shumë e vogël. Do të thotë prishje e raportit me numrin e lindjeve dhe vdekjeve, do të thotë disproporcion në shpërndarjen territoriale të popullsisë, ndikon edhe migrimi i brendshëm, më pak fëmijë në arsim, më shumë vëmendje ndaj fondeve pensionale etj.”, tha Simovski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button