Busejra Daci, gati për në basketbollin turk

Se basketbolli po bëhet një nga sportet më të preferuar edhe te shqiptarët në Maqedoni, dëshmon fakti se përveç ekipit Liria që po garon në Ligën e Parë, kemi edhe ekipin e NBA Çair. Kjo skuadër shqiptare ka një ndër ekipet më të mira në vend, duke përfshirë këtu të gjitha gjeneratat e reja, dhe tani më me ekipin e tyre do të fillojnë garat edhe në Ligën e Dytë. 

Por ky sport ka filluar të bëhet tërheqës edhe për femrat, e një ndër to është edhe Busejra Daci, e cila me shumë dashuri dhe pasion, i është përkushtuar këtij sporti. Ajo qysh si e vogël, dinte me mjeshtri të mbaj basketin në duar, ndërsa tani arma më e fortë e saj është gjuajtjet nga distanca, preciziteti dhe manovrat në parket.

Gjithçka kishte filluar me mësimet e para rreth basketbollit te trajneri më i njohur shqiptarë në Maqedoni, Enver Miftari, e që një kohë kishte themeluar dhe një ekipe shqiptare. Fillimisht kishte qenë një ekip mirë e organizuar, e që menjëherë gjatë paraqitjeve ekipet më të mëdha nga Maqedonia, vërejtën talentin e madh të Busejrës. Ekipi i Ligës së Parë “Student”, i bëri ftesë shqiptares, e cila pas një vit pranoi të jetë anëtare e kësaj skuadre. “Aty kalova katër sezone të tëra, ku tregova shumë sukses dhe në çdo lojë isha pjesë e pesëshes së parë dhe me 37 minuta, në çdo ndeshje së paku shënoja nga 17 pikë e më shumë. Por më pas ky u mbyll për shkak problemeve financiare”, është shprehur për “Portalb”, Busejra.

Busejra në sezonin 2012/13 ishte shumë afër angazhimit në kampionatin gjerman, kur skuadra TSG Hagen 1860 nga qyteti Hafen. Basketbollistja shqiptare që sapo ka mbaruar shkollën e mesme ekonokime, kishte bërë stërvitje me ekipin për dy javë rresht, duke lënë përshtypje të mrekullueshme, e që kishte arritur të bindë drejtuesit që ti ofrojnë kontratë, nuk arrin të mbetet në Gjermani, pasi nuk i japin pëlqimin familja e saj, nga fakti se ishte shumë e re, e që u detyrua të kthehet në Shkup. 

Busejra Daci këtë sezon e kaloi në ekipin shkupjan “Krosig” që luan në ligën e parë. 
“Kam pasur një paraqitje të lakmueshme në Ligën e Maqedonisë, por ja që tani më janë hapur dyert për të vazhduar në Turqi, pikërisht në qytetin e Edirnes. Këtu kam vendosur të vazhdoj studimet në një nga fakultetet shtetërore të Trakisë, ndërsa në të njëjtën kohë do të luajë edhe për ekipin e qytetit “Edirne”. 
Kam besim të plotë në vete dhe shpresoj se pa asnjë problem do të arrijë të vazhdojë edhe studimet e edhe të luajë basketboll. Shfrytëzoj rastin që të falënderoj ndihmësin tim, Fatih Yildiz i cili u përkujdes për vazhdimin e studimeve dhe karrierës time në Turqi”, është shprehur për “Portalb”, basketbollistja shqiptare, Busejra Daci.

Busejra edhe më parë ishte në testime në Turqi, dhe atë në ekipin e “Izmir Buyuk?ehir Belediyesi”, ku ishte e pëlqyer për lojën që tregoi gjatë dy ditëve, por pasi që numri i basketbollisteve të huaj ishte i plotësuar, ajo nuk arriti të bëjë dhe transferimin, por që mbete me shpresë se tani do të ketë shansin e ri.
Ky është një lajm i gëzueshëm, që së shpejti shpresojmë që me punën që po bëjnë trajnerët shqiptarë, duke punuar me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, që në kohë sa më të shpejtë të themelojnë dhe klubin basketbollistik të femrave. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button