Boçvarski: Është përgatitur projektligj për themelimin e agjencisë për siguri rrugore, qëllimi është zvogëlimi i viktimave në trafik

Procesi i krijimit të një agjencie për sigurinë e rrugëve, organ i ri i pavarur me kuadër profesional, është në fazë përfundimtare, me qëllimin përfundimtar uljen e numrit të viktimave në trafik. Projektligji tashmë është përgatitur, deri në fund të këtij muaji duhet t’i propozohet Qeverisë, ndërsa në tremujorin e parë të vitit të ardhshëm do të debatohet në Kuvend, njoftoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski, transmeton Portalb.mk.

Para takimit të dytë të Observatorit për siguri rrugore në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet sot në Shkup, Boçvarski tha se qëllimi final i Qeverisë në periudhën e ardhshme është përmirësimi i plotë i gjendjes së rrugëve në vend dhe rritja e vazhdueshme e sigurisë.

Qëllimi i organit të ri ekzekutiv do të jetë krijimi i modeleve për koordinimin e aktiviteteve për përmirësimin e sigurisë përmes infrastrukturës së sigurt, trajnimit cilësor të shoferëve, vlerësimeve të automjeteve të sigurta që mund të përfshihen në trafik, trajnimit të shërbimeve të reagimit ndaj aksidenteve dhe një sërë masash të cilat do të rrisin ndjeshëm sigurinë rrugore, tha Boçvarski.

Gjatë përpunimit të modeleve për formimin e këtij organi janë marrë shembuj nga vendet fqinje ku tashmë funksionon ky lloj organi, si për shembull nga Serbia dhe Sllovenia ku numri i aksidenteve është zvogëluar dukshëm.

Në Strategjinë kombëtare të transportit, siç tha Boçvarski, parashikohet ulje që deri në vitin 2030 të ulet numri i viktimave në rrugë me 50 për qind.

Boçvarski njoftoi se rruga ekspres nga Shtipi për në Radovish do të përfundojë katër muaj para afatit, duke theksuar se kjo anulon një sërë pikash të zeza në atë rrugë. Në këtë kontekst është i rëndësishëm edhe ndërtimi i autostradës nga Gradsko në Prilep. Boçvarski pret që këto ditë të kalojë në Kuvend ligji i ri për zgjatjen e afatit për ndërtimin e autostradës Kërçovë-Ohër që të mund të vazhdojë ndërtimi. Barrierat institucionale, tha ai, po po zgjidhen, po miratohen projekte dhe po mënjanohen gabimet. Nga 70 projekte të reja, 63  tashmë janë miratuar.

Ai njoftoi gjithashtu se së shpejti, në përputhje me kushtet atmosferike, do të fillojë rehabilitimi i Pletvarit dhe theksoi se po ndërtohet një rruge e re eksprese Rankovc-Pallankë në Korridorin 8 ku gjithashtu ka ngërç në komunikacion.

“Një aspekt tjetër i aktiviteteve që ndërmarrim për përmirësimin e sigurisë rrugore është projekti në kuadër të komponentit IPA 2, i cili i referohet zëvendësimit të rrethojave mbrojtëse sipas standardeve eвropiane përgjatë Korridorit 10. Më tej, në kuadër të Projektit për pomovimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perendimor, punohet në përmirësimin e efikasitetit dhe parashikueshmërisë së transportit përmes zhvillimit të sistemeve inteligjente të transportit”, tha Boçvarski.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button