Filluan konsultimet për qeverinë e re në Bullgari – Radev kërkoi qëndrim nga partnerët e koalicionit rreth RMV-së

Përfundoi koha e qeverisë uniforme e kryeministrit, porositi presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, duke filluar nga mëngjesi i sotëm konsultimet me partitë parlamentare për formimin e qeverisë së re të Bullgarisë, raporton “Mediapooli” bullgar, transmeton Portalb.mk.

“Qeverisja efektive në formën e koalicionit mund të ekzistojë vetëm nëse ka respekt të ndërsjellë mes partnerëve. Mandati i qeverisë uniforme të kryeministrit ka mbaruar dhe shpresa për rikthimin e saj u hodh poshtë kategorikisht nga qytetarët bullgarë gjatë zgjedhjeve”, u tha Radev përfaqësuesve të Ndryshimi vazhdon (PP), të cilët ishin të parët që hynë në kabinetin e presidentit.

Si temë specifike që dëshiron të dëgjojë nga koalicioni fitues në zgjedhje, Radev theksoi Maqedoninë e Veriut.

Lideri i koalicionit politik, Kiril Petkov, tha se pret që së shpejti të dihet përbërja e qeverisë së ardhshme, ndoshta për 24 orë, për të cilën tha se do ta kryejë në mënyrë stabile të gjithë mandatin. Mandati i ri i qeverisë, i cili do të kalojë nën drejtimin e PP-së, do të jetë me katër zëvendëskryeministra dhe dy ministri të reja.

Ndryshe, siç raporton BNR, Petkov për Maqedoninë e Veriut ka thënë se nuk është “vijë e kuqe në negociatat” e partnerëve të koalicionit për qeveri të re.

Petkov tha se katër palët negociuese ishin afër arritjes së një marrëveshjeje mbi një koalicion qeverisës dhe se është i sigurt se do ta fitojë mandatin.

Në Qeverinë e re do të hynin Ndryshimi vazhdon(PP), “Bullgaria Demokratike” (ITN), “Ka një popull të tillë” të shoumenit Slavi Trifonov (ITN) dhe Partia Socialiste bullgare (BSP)

Në kabinetin e ri qeveritar, 10 vende janë për PP-në, 4 për BSP-në dhe ITN-në dhe 3 për Bullgarinë Demokratike.

Përveç PP-së, sot në konsultime me Radevin janë ftuar edhe koalicioni GERB-SDS i ish-kryeministrit Bojko Borisov, DPS dhe BSP për Bullgarinë. Nesër radh janë ITN, Bullgaria Demokratike dhe “V’zrazhdane” (Rilindja), pas së cilës Radev pritet t’ia dorëzojë mandatin PP-së, njofton Radioja Kombëtare Bullgare (BNR).

Zgjedhjet parlamentare të Bullgarisë u zhvilluan në 14 nëntor, së bashku me raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale. Në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, Rumen Radev mundi kundërkandidatin e tij Anastas Gerdzhikov dhe siguroi mandatin e dytë.

Përndryshe Petkov, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button