Taipi la Shqipërinë për Zvicrën

Zvicra, që është përplot me futbollist shqiptarë, do të ketë edhe një tjetër talent në radhët e futbollistëve profesionist. 
Fjala është për mesfushorin nga Bujanoci e që deri dje ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës, Gjelbrim Taipi, i cili ka refuzuar të kalojë në kampionatin shqiptar për t’u transferuar në Ligën e Dytë zvicerane, tek skuadra Wil. Taipi ka arritur marrëveshje me zviceranët kontratë 2 vjeçare, me mundësi për ta vazhduar edhe një vit.

Por gjithsesi, në adresë të futbollistit shqiptarë ka pasur shumë oferta, ndërsa mësojmë se Gjelbrimi ka refuzuar skuadrat më të mëdha shqiptare që dëshironin të jetë pjesë e tyre.

Kampioni aktual i Shqipërisë, Skënderbeu, pastaj Flamurtari, Partizani e Tirana kishin oferta serioze për lojtarin që kishte paraqitje të mrekullueshme me fanellën kuqezi në Shkëndijë dhe atë kombëtarë U-21, mirëpo në fund u dëshpëruan pasi tanimë ai zgjodhi Zvicrën, për të bërë një hap të madh në karrierë.
“Gjithsesi Zvicrra ka një kampionat shumë të fortë, ndërsa edhe si kombëtare ka një rritje të madhe në rezultate, pasi që pothuajse është në secilin eveniment të madh ndërkombëtarë. Mendoj se kam bërë një zgjedhje të mirë dhe shpresoj që shumë shpejt me skuadrën e Wil të arrijmë kualifikim dhe në Ligën e Parë”, është shprehur Taipi për “Portalb”.

Lajme të ngjashme

Back to top button