Protestat për mjedisin jetësor pushtuan 50 qytete serbe

Dhjetëra mijëra njerëz dolën në rrugë anembanë Serbisë gjatë fundjavës. Ata për dy orë bllokuan ‘arteriet’ kryesore të trafikut dhe urat në mbi 50 qytete, duke përfshirë Beogradin, në shenjë proteste kundër një projekti minierash të kompanisë Rio Tinto dhe legjislacionit të ri mbi shpronësimet dhe referendumet, shkruan Euroactiv, transmeton Portalb.mk.

Iniciativa “Ngrihu për ndryshim” (Kreni-promeni) dhe lëvizja “Kryengritja e gjelbër”, bënë thirrje për demonstrata në të cilat morën pjesë anëtar nga prirje të ndryshme politike dhe shoqërore.

Ka pasur incidente të raportuara në disa qytete, ku Novi Sadi ka parë numrin më të madh të lëndimeve. Incidenti më i rëndë ishte një përleshje midis 100 personash në Novi Sad që shpërtheu pasi 20 të rinj dolën nga një kolonë makinash dhe u përleshën me protestuesit.

Disa dhjetëra emigrantë serbë u mblodhën para OKB-së në Nju Jork për të mbështetur protestat.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq, i cili është edhe kryetar i Partisë progresive serbe (SNS) të shtunën tha se do të propozojë ndryshime në ligjin për shpronësimin.

Ligji lejon sekuestrimin e pronës private nëse qeveria vendos se është në interes publik dhe është e nevojshme për projekte të rëndësishme. Aktivistët e mjedisit jetësor thonë se i njëjti është krijuar për të avancuar projektet e minierave që dëmtojnë mjedisin.

Ndërkohë, zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, tha se projekti i Rio Tinto, grup lider botëror minerar, ishte një mundësi e mirë për zhvillimin social dhe ekonomik të Serbisë, me kusht që kompania të respektonte standardet e larta mjedisore.

Pisonero një intervistë për N1 TV të premten, tha se BE do të vazhdojë të monitorojë me kujdes projektin e Rio Tinto, i cili përfshin hapjen e një miniere për shfrytëzimin e mineralit jadarite, i cili përmban përqendrime të larta të litiumit dhe borit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button