VMRO: Zoran Zaev është i gatshëm të nënshkruajë gjithçka që do t’i vihej në tryezë

Lidhur me koalicionin LSDM-Alternativa, ka reaguar partia opozitare VMRO-DPMNE, nga ku thonë se që të mos ndërpriten tenderët dhe pasurimi i klanit në pushtet, Zoran Zaev e ka vënë peng edhe partinë e tij. Ai është gati të pranojë gjithçka që do t’i vendoset në tryezë, vlerësojnë ng VMRO-ja, transmeton Portalb.mk.

“Zaev sërish manipulon me ndjenjat e qytetarëve, duke u përzier edhe në pushtetin gjyqësor, kurse pas deklaratave dhe marrëveshjeve të tilla mes partive në pushtet në të cilat tani është Alternativa qëndrojnë vetëm ndarjet e funksioneve shtetërore që kanë për qëllim pasurimin e individëve”, thuhet në reagimin e VMRO-së.

Sa herë që ka ndonjë vjedhje apo shitje të interesave shtetërore, vlerësojnë nga kjo parti, qeveria e kthen temën në retorikën kombëtare, shqyrtimin e çështjeve gjyqësore dhe sigurinë e shtetit.

“Deri kur partitë e vogla politike që janë pjesë e pushtetit do të jenë ndjekës të verbër të krimit, padrejtësive dhe marrëveshjeve politike që janë në dëm të shtetit dhe të gjithë qytetarëve. Qytetarët nuk duhet të bien pre e spektakleve të LSDM-së, BDI-së dhe Alternativës, pasi asgjë nuk do të ndryshojë për mirë dhe Maqedonia do të vazhdojë të jetë në fund të të gjitha raporteve si vendi më i korruptuar dhe më kriminal”, thuhet më tej në reagimin e VMRO-së.

Nga kjo parti shtojnë se për dalje nga kriza në të cilën u fut Zoran Zaevi, nuk koalicionohet për përfitime personale, por zgjedhje të shpejta të parakohshme parlamentare. Qytetarët meritojnë ndryshim dhe standard më të mirë jetësor, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button