LDP-ja pret që Zaevi t’i informojë për marrëveshjen me Alternativën dhe të vendosin nëse do ta pranojnë ose jo

Presim që kryeministri Zoran Zaev të na informojë se në çfarë qeverie po hyjmë. Kështu deklaroi dje lideri i LDP-së, Goran Milevski, pasi Zaev dhe lideri i Alternativës Afrim Gashi u pajtuan që Alternativa t’i bashkohet koalicionit qeveritar, transmeton Portalb.mk.

LDP së bashku me DOM-in janë pjesë e koalicionit qeveritar dhe sipas Milevskit presin informacion për marrëveshjen me Alternativën dhe më pas vendosin nëse është e pranueshme për ta apo jo.

“Nuk kishte nevojë të bëheshin këto teatro për një muaj dhe të defokusohej publiku pasi vendi ka një sfidë të fortë në dhjetor dhe ky është fillimi i negociatave me Bashkimin Evropian dhe gjithë energjia e aktorëve politikë duhet të drejtohet drejt zgjidhjes së këtij problemi që do të thotë një standard më i mirë jetese për qytetarët, në vend që të merremi me pozitat personale dhe vendimet kadrovike për të cilat padyshim janë dakorduar”, tha kryetari i LDP-së, Goran Milevski.

LDP së bashku me DOM-in kanë tre deputetë dhe një post ministror në qeveri. Goran Milevski është në krye të Ministrisë së vetëqeverisjes lokale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button