Dështimet e turpshme!

 -Faktori politik shqiptar në Maqedonin Veriore ka qeverisur me të dyja partitë politike maqedonase, edhe me LSDM-në,   edhe me VMRO-në. Maqedonia Veriore është shteti i vetëm në rajon, që ka çdo herë zgjedhje parlamentare para kohe.
  -Në të vërtetë, e mbrapshta që e ka kapur qeverisjen e Maqedonis Veriore është shpikur dhe është themeluar, pikërisht, përbrenda mundësive institucionale të shtetit. Është zbehje dhe dobësim i institucioneve së tyre në pafundësi variante dhe pafundësi kthimi dhe rikthimi tek ato, jo për të sqaruar apo për të përforcuar vendin apo demokracinë, por për interesa të politikës ditore.
  -Maqedonia Veriore pa i zgjidhur çështjet e hapura, si ato të brendshme, ashtu edhe ato rajonale, nuk mund të integrohej në strukturat euroatlantike.
  -Filloi me mospërfundim afatesh të caktuara të qeverive, vazhdoi me rrëzimet-mocionet gjashtë mujore. Nëse kjo paqëndrueshmëri qeverisjeje është aq e shpeshtë, saqë e bën vetë qeverisjen e vendit të paqëndrueshme, kjo tregon për naivitetin e politikanëve tanë përballë mundësive të institucioneve të shtetit. Në të vërtetë mundësitë institucionale janë të shtrënguara në pakënaqësitë partiake dhe me këtë, janë të zbritura në nivelin e interesave partiakë. Ka një disbalans ndërmjet peshës së institucioneve dhe të pushtetit të politikave ditore. Në të vërtetë,
naiviteti i politikave ditore, partive politike, e nënçmon dhe e dobëson institucionin pikërisht duke u thirrur në ato për nevoja dhe interesa partiake. Kjo mungesë e vetëdijes politike është mungesa e një fryme, e cila ruan peshën dhe rëndësinë e institucioneve dhe mundësisë së institucioneve përballë pakënaqësisë ditore dhe partiake të partive. Mungesë e vetëdijes politike është sidomos prezente në fragmentarizimin e politikës vendore në përgjithësi, apo thënë më saktë, në personalizimin partiak të politikës, deri në mohim dhe në abuzim të diferencave partiake dhe politike. Duke pasur parasysh interpretimet, institucionet, duke qenë të abuzuara dhe të nënçmuara për peshën që e kanë, kanë zbritur vendimmarrjen shtetërore, qeverisjen dhe vetëdijen politike të vendit, lojë dhe naivitet absurd dhe e kanë denigruar atë në një arenë shfrytëzimi të këtyre mundësive. Por në tërë këtë shoqëria, në njërën anë është e pasionuar përballë këtyre naiviteteve politike duke shpresuar se ato do të sjellin ndryshim dhe në anën tjetër, ka një zgënjim rrënjësor ndaj këtyre lojërave dhe tërë politikës. Në të vërtetë politika në Maqedonin Veriore është shndërruar në një dramë–show, që ia kalon edhe programeve të natës me zhvillimet e saj dhe me këtë po shuan çfarëdo fryme shtetëror dhe po dezintegron kolektivin nga stër-politizimi i çdo gjëje.
  -Pa zhvillim ekonomik, demokraci dhe shtet ligjor, nuk ka qëndrueshmëri këtë duhet ta di faktori politikë i këtij vendi. Po qe se Maqedonia e Veriut i shmanget rrugës së integrimit, atëherë tranzicioni i saj do të zgjasë pafundësisht.  “Njëra thotë hip se të vrava, tjetra thotë zbrit se të vrava. Nga t’ia mbaj populli”?
Nga: Selim Iljazi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button