Skender Rexhepi dha dorëheqjen nga koordinatori i grupit parlamentar Alternativa/Aleanca për Shqiptarët

Deputeti I Alternativës Skender Rexhepi ka njoftuar sot në profilin e tij në Facebook se jep dorëheqje nga pozita e koordinatorit të Grupit Parlamentar të Alternativës/Aleancës për Shqiptarët dhe nesër do ta njoftojë kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferin, transmeton Portalb.mk.

“Bazuar në zhvillimet e reja politike dhe vendimin e Kuvendit Qendror të Alternativës që ne si subjekt politik t’i bashkohemi pushtetit ekzekutiv dhe shumicës parlamentare, nesër zyrtarisht do ta informoj kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut se po jap dorëheqje nga pozicioni i koordinatorit të grupit parlamentar Alternativa/Aleanca për Shqiptarët”, ka shkruar Rexhepi.

Sipas tij, veprimet e deputetëve të Alternativës do të vendosen në përputhje me marrëveshjen e re për shumicë parlamentare.

“P.S. “Respekt për të gjithë deputetët e koalicionit dhe faleminderit për bashkëpunimin e deritanishëm dhe marrëdhëniet e mira ndërpersonale”, ka shkruar deputeti Skender Rexhepi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button