135 VJET NGA LIDHJA E PRIZRENIT

135 VJET NGA LIDHJA E PRIZRENIT Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878 – 1881) zyrtarisht filloime tubimin e mbi 300 përfaqësuesve të të gjitha krahinave shqiptare në kuvendine mbajtur në Prizren më 10 qershor 1878. Në takim kishte edhe boshnjakë ngaBosnja dhe Sanxhaku. Qëllimi i takimit ishte formimi i një shteti autonomshqiptar që do të mbulonte vilajetet osmane të Prizrenit, Shkodrës, Manastiritdhe Janinës… Kuvendi u mbajtë në Bajrakli Xhaminë Gazi Mehmet Pasha ndërtoi në Prizren njërën ndër xhamitë mëtë bukura të kohës. Xhamia e tij si më madhështorja që ishte, u privilegjua qëgjatë festave shtetërore dhe gjatë muajit të Ramazanit në te të valonteflamuri. Për këtë qëllim, në pjesën më të lartë të minares, është vendosur njëshufër metalike dhe në të një litar që lëshohej deri në vendin ku myezinithërriste ezanin, nëpërmjet të cilit është ngritur gjegjësisht është ulurflamuri. Pikërisht për këtë nga populli u quajt Xhamia e Flamurit e Bajrakut(në popull xhamia e Bajraklisë). Mbi derën hyrëse (portikun) gjendet epitafi i mermertë medimensione 40×40 cm., është i shkruar me shkrim thuluth me ngjyrë të kuqe ngapoeti Ali Mehmet Tahir efendiu nga Bursa. ”Edhe njëherë Gazi Mehmet Pasha dhuroi-ndërtoi një xhami të shenjtë Nuk e bëri këtë për lavdërim veçse për hir të Zotit Kjo xhami në qytetin e Prizrenit e bëri këtë qytet vendparajsë Shejh Ali ka kënduar në vargje fillimin e xhamisë Zoti e ripërtëriu Qabenë e fukarave.” Sene 981(viti 1573) KUVENDI I LIDHJES SË PRIZRENIT ËSHTË ZHVILLUAR NË XHAMINË”BAJRAKLI” “Për shumë vjetë, në librat e historisë të planprogrameve shkollore ështëbotuar fotografia e një ndërtese të vogël përfundi së cilës është mbishkrimi ivënë: “Ndërtesa ku u mbajtë Kuvendi i Lidhjes së Prizrenit”. Kyinterpretim historik është ngulitur në vetëdijen e nxënësve dhe qytetarëve tëthjeshtë. Tash pas 128 vjetësh del që ky ishte një falsifikim historik. HistorianëtSkender Rizaj, Fehmi Rexhepi, Parim Kosova thonë se Kuvendi i Lidhjes u mbajtnë xhaminë “Bajrakli”. Edhe Enver Baftiu nga Instituti i Monumentevetë Kulturës në Prizren, thotë se s’është të besohet që në një ndërtesë të vogël45 metra katrorë, sa i ka “Shtëpia e Lidhjes” të jenë mbledhur mbi200 burra.” [Gazeta “Lajm”, e shtunë, 10 Qershor 2006]

Lajme të ngjashme

Back to top button