Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Gabriel Escobar nesër do të vizitojë Shkupin

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA-së për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe Përfaqësues Special për Ballkanin Perëndimor Gabriel Eskobar nesër  do të vjen në Maqedoninë e Veriut për takime me presidentin Stevo Pendarovski dhe zyrtarë të tjerë, njoftuan nga Ambasada e SHBA-së në Shkup, transmeton Portalb.mk.

“E mirëpresim ardhjen e Përfaqësuesit Special për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, në Shkup”. Sipas postimit të Ambasadës së SHBA-së në Twitter, gjatë vizitës, z. Escobar do të takohet me presidentin Pendarovski dhe zyrtarë të tjerë për të diskutuar për një sërë temash dhe prioritete të përbashkëta për rajonin.

Në takimet në Shkup pritet të diskutohet për zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon, si dhe për integrimet evropiane dhe bllokadën bullgare të Maqedonisë.

 

 

 

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button