Tre fëmijët nuk kanë ndërruar jetë nga vaksina kundër Kovid-19, por nga helmimi me monoksid karboni

Në Facebook është postuar një video në të cilën pretendohet se tre fëmijë kanë vdekur nga vaksina, ndërsa video në fjalë është regjistruar dhe është përcjellë nga mediat në Kinë në një kohë kur vaksinat kundër Kovid-19 ende nuk ishin zbuluar

Рo recenzojmë një postim në Facebook në të cilin në mënyrë të rreme pretendohet se në videon që shoqëron postimin shihen tre fëmijë të cilët kanë ndërruar jetë pas pranimit të vaksinës kundër Kovid-19.

27.11.2021 Кinë. 3 fëmijë të vaksinuar. Vdiqën, shkruan në përshkrim autori i videos.

Në video shihet se trupat e pajetë të tre fëmijëve janë vendosur në një thes si parapërgatitje për nxjerrjen e tyre nga dhoma ku gjenden persona me mantela të bardhë dhe persona me maska.

Megjithatë, në video nuk ka tre fëmijë që kanë ndërruar jetë pas vaksinimit me vaksinën kundër Kovid-19. Dëshmia e parë është data e publikimit të videos!

Kjo video është publikuar në kohë kur vaksinat kundër Kovid-19 nuk ekzistonin

Në këtë  link shihet se po kjo video është publikuar në 11 shkurt të vitit 2020.

Në atë kohë nuk kishte vaksina as për të rriturit, e jo më për fëmijët. Nga kjo duket qartë se verzioni që është prezantuar në postimin që po e recenzojmë nuk ka mundësi të jetë i vërtetë. Fëmijët e prezantuar në video nuk kanë mundur të vdesin nga vaksina, sepse në kohën e postimit të videos (fillimi i muajit shkurt të vitit 2020) vaksinat kundër Kovid-19 ende nuk ishin zhvilluar!

Media Kineze Ananova publikoi se në video shihen tre fëmijë që kanë ndërruar jetë si pasojë e helmimit me monoksid karboni gjatë një tentativë vetvrasjeje të babait të tyre.

Problemi, i cili parashtrohet në shkrimin gazetaresk, ishte se në fillim të pandemisë së koronavirusit, materialet mjekësore ishin të pakta, kështu që parashtrohet pyetja nëse pandemia e Kovid-19 (e cila sapo kishte filluar në fillim të vitit 2020 kur edhe ndodhi incidenti me fëmijët), kishte shteruar burimet spitalore, sa që tre fëmijët e vdekur duhej të vendoseshin në një thes dhe në këtë mënyrë të nxirren nga spitali.

Ueb Faqja China Press, e lidhur me po të njëjtën gazetë kineze shkruan se helmimi i këtyre fëmijëve me monoksid karboni ka ndodhur në Zhejiang, një qytet në provincën Hangzhou.

Puna e vërtetuesve të fakteve në Poloni tregon se nuk është hera e parë që kjo video të keqpërdoret me narrativë të rremë të cilët nuk përputhen me situatën reale, e që kanë për qëllim të përhapin panik, frikë, mosbesin dhe terror tek qytetarët.  Kështu, vërtetuesit e fakteve nga Polonia, në linkun në vazhdim kanë publikuar një recenzion ku e hedhin poshtë pretendimin se këto fëmijë në video (e njëjta video që shoqëron edhe postimin të cilin po e recenzojmë) kanë vdekur në Wuhan si pasojë e Koronavirusit.

Bëhet fjalë për tre fëmijë, ndërsa sipas recenzionit të polakëve, nëse një person vdes si pasojë e Kovidit, atëherë personeli mjekësor nuk do vepronte me kufomën pa pasur pajisje mbrojtëse, siç bëjnë në videon në fjalë. Domethënë, kjo video me tre fëmijët, të cilët thuhet se po transportohen në një thes nga një dhomë në spital, edhe më herët është paraqitur si një video e bërë në “një spital në Wuhan”. Sipas këtij recenzioni të vërtetuesve të fakteve nga Polonia, kjo video për herë të parë është publikuar në 11 dhe 12 shkurt të vitit 2020.

Vaksinat për fëmijë në Kinë janë miratuar vetëm pak kohë më parë

Edhe një fakt i rëndësishëm për zbardhjen e kësaj gënjeshtre.

Тre vaksina kundër Kovid-19 në Kinë për përdorim emergjent tek fëmijët në moshë nga 3 deri më 11 vjet u miratuan në 30 tetor të vitit 2021.

Për faktin se në Kinë nuk ka pasur vaksinim të fëmijëve në datat 11 dhe 12 shkurt të vitit 2020 (kur u publikua për herë të parë kjo video nga postimi që po e recenzojmë), vlerësojmë se nuk është e mundur që këta fëmijë që mund të shihen në video të kenë ndërruar jetë për shkak të vaksinës. Duke pasur parasysh se video e ka origjinën nga fillimi i shkurtit të vitit 2020 dhe për shkak se mediat kineze tashmë kanë raportuar se bëhet fjalë për helmim me monoksid karboni, besojmë se kjo video është keqinterpretuar sikur ka të bëjë me Kovidin dhe vaksinimin, për të penguar zhvillimin e Programit për vaksinim në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe për të ngjallur frikë tek një numër sa më i madh i prindërve që ata të heqin dorë nga vaksinimi i fëmijëve të tyre.

Burim: VERTETMATES

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button