RMV, 10 persona ndërruan jetë nga COVID-19, 249 pacientë u regjistruan të shëruar

Ministria e Shëndetësisë së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit janë regjistruar 279 raste të reja me COVID-19 nga 2 720 testime, ndërkaq 10 kanë ndërruar jetë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë ka arritur në 217.301, të shëruarve 203.574, të vdekurve 7.641, ndërkaq momentalisht ka 6 086 raste aktive, njofton Portalb.mk.

 Në 24 orë janë shëruar 249 pacientë të shëruar.

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 5 persona të vdekur: 2 të vdekur nga Shkupi (82 dhe 82), nga një i vdekur nga Sveti Nikole (68), Kratovë (88) dhe Demir Hisar (55). Të gjithë personat e raportuar vdiqën në spital. Gjithashtu, sipas Regjistrit të Vdekjeve me Diagnozë KOVID-19 nga Moj Termin, janë raportuar 5 persona të vdekur nga data 21.11.2021 deri më 28.11.2021. Të vdekurit e regjistruar janë nga Shkupi (3), Prilepi (1), Kërçova (1). Të vdekurit janë të moshës 29 deri në 79 vjeç. Dy persona kanë vdekur në shtëpi dhe tre në spital.

 Rastet e reja:

  • Shkup – 130
  • Manastir – 35
  • Prilep – 17
  • Ohër – 14
  • Kumanovë – 13
  • Shtip – 10
  • Kavadar – 9
  • Strumicë – 7
  • Kriva Pallankë – 6
  • Tetovë – 5
  • Koçani, Sveti Nikolla dhe Probishtip – nga 4
  • Veles dhe Resnjë – nga 3
  • Gjevgjeli, Negotinë dhe Bogdanci – nga 2
  • Gostivari, Kërçova, Struga, Radovishi, Dellçeva dhe Makedonski Brod – nga 1.

 Pacientët e shëruar:

  • Shkup – 111
  • Manastir – 35
  • Prilep – 22
  • Kavadar – 18
  • Shtip – 9
  • Veles – 8
  • Kumanovë dhe Dellçevë – nga 7
  • Koçani dhe Resnja – nga 6
  • Berovë, Vinicë dhe Kratovë – nga 3
  • Sveti Nikollë – 2
  • Probishtip, Negotino, Kërçovë, Radovish, Makedonski Brod, Demir Hisar, Krushevë, Makedonska Kamenica dhe Pehçevë – nga 1.

Deri më tani nga fillimi i pandemisë janë realizuar 1.484.645 testime.

Për informata më të detajuara për situatën me virusin korona, klikoni në këtë link: http://gdi.mk/corona/

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button