Partia ‘Alternativa’ vendosi të futet në Qeverinë e RMV-së

Alternativa ka vendosur të bëhet pjesë e kabinetit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zoran Zaev, pas disa takimeve ndërmjet këtij të fundit dhe kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi, transmeton Portalb.mk.

Nesër pritet të formalizohet koalicioni ndërmjet  Zaevit dhe Gashit në ora 13:00 në Klubin e Deputetëve.

“Sonte u mbajt mbledhja e Kuvendit Qendror të Alternetivës. Në këtë mbledhje mes tjerash pikë e rendit të ditës ishte edhe debati në lidhje me përfshirjen e Alternativës në Qeveri. Kuvendi Qendror i Alternativës me shumicë të votave vendosi që Alternativa të bëhet pjesë e Qeverisë”, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Orhan Murtezani, i cili nuk sqaroi çfarë poste udhëheqëse do të marrë Alternativa në Qeveri.

Ai sqaroi që eurointegrimet janë arsyeja kryesore e këtij vendimi, duke theksuar që kanë kërkuar nga Qeveria hetim ndërkombëtar për rastet e montuara politike, si dhe ngrirje të çmimit të rrymës elektrike.

Murtezani sqaroi që Alternativa nuk ka vendosur të prish koalicionin me Aleancën për Shqiptarët.

Kujtojmë se, pas paralajmërimit për dorëheqje të Zaevit, vendi u fut në krizë politike, pasi Pas kësaj, opozita maqedonase dorëzoi iniciativë për votim të mosbesimit të Qeverisë, ndërsa në listën e kësaj iniciative ishin nënshkruar edhe deputetët e koalicionit Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, Lëvizjes Besa dhe “Të majtës”, me çka ishin siguruar 61 deputetë për rrëzim të Qeverisë. Megjithatë, deptueti i Lëvizjes Besa, Kastriot Rexhepi nuk u paraqit në seancën ku duhej të diskutohej dhe të votohej për mosbesimin e Qeverisë, me çka opozita nuk arriti të sigurojë kuorum as për të filluar seancën dhe me këtë, mocioni dështoi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button