Gjashtë kamionë ushtarakë u pranuan nga “Vardar Film” për shfrytëzim

Gjashtë kamionë të vjetër të ushtrisë do të jenë në pronësi të Institucioni Nacional Qendra e Filmit “Vardar Film” për t’u shfrytëzuar nëpër projekte artistike sipas nevojës, transmeton Portalb.mk.

“Njëkohësisht, informojmë të gjitha shtëpitë e produksionit , punonjësit e filmit dhe më gjerë se të 6-të automjetet tashmë janë në dispozicion dhe mund të shfrytëzohen për projekte filmike”, njoftojnë nga “Vardar Film”.

Raportohet që drejtori Sani Saidi, ka vizituar depon e ARM-së ku ndodhen 6 automjete (kamionë ushtarakë) në pronësi të institutit, të cilat më herët janë shfrytëzuar në realizimin e disa filmave në vendin tonë. Ndaj këtyre automjeteve është kryer edhe kontroll mekanik i të gjitha automjeteve nga ekspertë të cilët kanë përgatitur dhe kanë dorëzuar një raport për defekte, për secilin nga automjetet.

“Po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Punëve të Brendshme, në drejtim të pasurimit të sfondit të armëve dhe automjeteve të institucionit, të cilat më pas do të viheshin në dispozicion të shtëpive të produksionit dhe punonjësve të filmit”, sqarojnë nga “Vardar Film”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button