Qeveria i ka ngrirë çmimet e produkteve bazë ushqimore në Maqedoninë e Veriut

Në seancën e sotme të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut u vendos për ngrirjen e çmimeve për produktet bazë ushqimore, duke përfshirë në këtë listë disa nga ushqimet bazë, transmeton Portalb.mk.

Në listën e produkteve ushqimore përfshihet buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi (me 2.8%, 3.2% dhe 3.5% vaj), djathi dhe gjiza, në qarkullimin tregtar me shumicë dhe pakicë.

Çmimet e këtyre produkteve duhet të jenë në nivelin e njëjtë si më 1 dhjetor.

Ndryshe, Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën numër 124, ku një nga pikat e rendit të ditës ishte propozimi për ngrirjen e çmimeve për këta produkte.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button