Konferenca E-Shoqëria.mk përfundoi me shpalljen e fituesve të hakatonit për të dhëna të hapura

Transformimi digjital duhet të ketë qasje holistike, që të lidhë të gjithë, të jetë gjithëpërfshirës, ​​gjegjësisht të gjithë të mund të ndjejnë përfitimet nga transformimi i tillë. Megjithatë, gjatë këtij procesi fokusi duhet të jetë në respektimin e vlerave demokratike dhe të drejtave të njeriut. Siguria kibernetike dhe respektimi i të drejtave të njeriut janë gjithashtu janë shumë të rëndësishme, raporton Portalb.mk.

Ky është mesazhi me të cilin, në mbylljen e Konferencës së 17-të Ndërkombëtare të sivjetme “e-Shoqëria.mk” e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis“,Bardhyl Jashari, Drejtor Ekzekutiv i “Metamorfzisit”, u drejtua duke iu falënderuar të gjithë pjesëmarrësve të cilët gjatë katër ditëve i ndanë njohuritë, përvojat, por edhe mendimet dhe orientimet për veprim në fushat e trajtuara gjatë konferencës. Në konferencë morën pjesë përfaqësues të BE-së në vendin tonë, pastaj zyrtarë qeveritarë dhe zyrtarë të organizatave ndërkombëtare, si dhe ekspertë të organizatave të shoqërisë civile nga jashtë dhe nga vendi.

Në mbyllje të konferencës u shpall zgjidhja fituese për aplikacionin e hakatonit që u organizua paralelisht me konferencën.

“Secili prej nesh, edhe organizatat e shoqërisë civile, edhe institucionet qeveritare dhe ekspertët, duhet të ndërmarrim përgjegjësi për situatën të gjithë së bashku dhe të punojmë për të krijuar një vizion për transformimin digjital”, porositi Jashari, duke bërë përmbledhjen e temave të ndryshme që u diskutuan gjatë konferencës katër ditore.

Në konferencë u fol për transformimin digjital, të dhënat e hapura dhe rëndësinë e tyre për zhvillimin demokratik, për informimin digjital si dhe përfshirjen e qytetarëve në diskutim. Ndër temat kryesore ishin përhapja e dezinformatave dhe mënyrat për të luftuar kundër tyre, përmirësimi i edukimit mediatik dhe mendimit kritik, me theks tek të rinjtë, si dhe siguria digjitale dhe mbrojtja e privatësisë në onlajn sferën.

Krahas seancave për debate, në konferencë u organizuan edhe trajnime për aspektet e të cilave u kushtua konferenca, ndërsa ngjarja kryesore gjithsesi ishte hakatoni, gjegjësisht gara e më shumë ekipeve për të krijuar zgjidhje digjitale me të dhëna të hapura, përkatësisht aplikacion që do të ndihmojë rreth ndonjë problemi akut.

Juria kishte një detyrë të vështirë në hakaton, sqaroi Stanisllav Vasilkovski nga Ministria për Shoqëri Informatike dhe Administratë në cilësinë e kryetarit të komisionit, sepse të gjitha ekipet kishin ide dhe zgjidhje të mira.

Fitues i hakatonit është startup ekipi Web pillar & Data consulting.

“Gjatë këtyre ditëve skuadrat patën detyrë të vështirë për të krijuar zgjidhje. Koncepti i ekipit fitues u vlerësua si më i suksesshmi sepse ata kishin qëllim të qartë se çka duan të arrijnë, urime ekipit fitues, koncepti i tyre u vlerësua si më i suksesshmi, kishin qëllim të qartë”, sqaroi Vasilevski.

Siç shpjeguan anëtarët e ekipit fitues, ideja e tyre është të krijojnë ueb-aplikacion që do të ofrojë informacione për shkollat ​​dhe kapacitetet e pajisjet e tyre, që më pas do të mundësojë edhe gara për prestigj ndërmjet shkollave. Megjithatë, aplikacioni do të paraqesë edhe sa kazino ka rreth shkollave dhe në çfarë largësie, gjegjësisht nëse janë brenda distancës së paraparë me ligj.

“U përpoqëm të zhvillojmë koncept që nxënësit dhe prindërit të kenë qasje në ueb-aplikacion nëpërmjet të cilit do të shohin nivelin e zhvillimit të shkollës, sa laboratorë ka, por gjithashtu u përpoqëm që në aplikacion t’u mundësojmë njerëzve të shohin distancën nga shkolla deri te kazinotë dhe të shohim se sa respektohen ligjet si dhe për të pasur vizion të qartë se sa është zbatuar zgjidhja ligjore.

“Gjëja e dytë që synojmë të vendosim në aplikacion është mundësia që shkollat ​​të prezantohen, por edhe të garojnë mese veti, ashtu që, për shembull, nëse një kompani dëshiron të gjejë talente, do të shohë se cilat shkolla kanë vlerësimet më të larta”, shpjeguan nga ekipi fitues.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button