Vendimet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për çmimin e ushqimeve, blerjen e veturave, Buxhetin 2022 dhe çështje tjera

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot në seancën e 124 ka vendosur për “ngrirjen” e çmimeve për prodhimet ushqimore me shumicë dhe pakicë, transmeton Portalb.mk. Në grupin e produkteve me çmime të ngrira bëjnë pjesë buka, sheqeri, mielli, vaji, qumështi, djathi dhe gjiza.

Propozim-buxheti për vitin 2022 u miratua nga Qeveria për vitin 2022, për të vazhduar ndjekjen e procedurave për miratim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Qeveria njoftoi që janë pranuar 23 amendamente.

Strategjia fiskale për periudhën 2022-2024 u miratua nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut.

Qeveria miraoi propozimin e Ministrisë së Financave për rritjen buxhetit të Ministrisë për Shoqëri Informatike dhe Administratë për 250 milionë dera për aktivitetet e Radiodifuzionit; rritjen e buxhetit për Gjykatën Kushtetuese për një milion euro, rritjen e buxhetit për Policinë Financiare për një milion denarë për blerjen veturave.

Një nga vendimet e Qeverisë është edhe rishpërndarja e mjeteve nga shfrytëzuesit e ndryshëm buxhetor, me qëllim sigurimin e mjeteve për tejkalimin e krizës me energjinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button