LSDM-ja do të shqyrtojë katër kandidaturat, një anëtar – një votë do të përcaktojë kryetarin e ri të partisë

Komisioni Qendror për zgjedhje në LSDM do të analizojë katër kandidaturat e paraqitura për kryetar të partisë, pas dorëheqjes së ofruar nga kryetari aktual, Zoran Zaev, transmeton Portalb.mk.

Kandidaturën e Frosina Remenskit, Dimitar Kovaçevskit, Vlastimir Aleksovskit dhe Jovan Despotovskit duhet ta verifikojë sot Komisioni, duke i dhënë dritë të gjelbër për të marrë pjesë në zgjedhjet e 12 dhjetorit brenda partisë.

Për herë të dytë, LSDM-ja do të duhet ta zgjedhë kryetarin e partisë me sistemin një anëtarë – një votë. Të interesuarit për kryetar të partisë kanë pasur mundësi deri dje në ora 16:00 të kandidojnë.

Ndryshe, në fund të muajit mars, lideri aktual i Lidhjes Socialdemokrate (LSDM), Zoran Zaev është rizgjedhur kryetar i partisë në zgjedhjet e brendshme partiake. Zaev ishte kandidati i vetëm, ndërkaq anëtarët e partisë kanë votuar “për” ose “kundër”. Ai gjithsej mori 59.240 vota “për”, 865 “kundër”, ndërkaq 227 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme. Në janar LSDM-ja në Këshillin Qendror vendosi për mbajtjen e zgjedhjeve të brendshme gjatë vitit, sipas parimit “një anëtar, një votë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button