Deri më 15 dhjetor në Maqedoninë e Veriut do të mund të aplikojnë për mbështetje financiare artistët me vetëfinancim

Ministria e Kulturës deri më 15 dhjetor do të pranojë aplikime në Konkursin e hapur për mbështetjen e artistëve me vetëfinancim, transmeton Portalb.mk.

“Për motivimin dhe përkrahjen e aktiviteteve kulturore të artistëve me vetëfinancim, Ministria e Kulturës për vitin 2022 do të sigurojë mjete nga Buxheti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, si mbështetje mujore për artistët me vetëfinancim, për kontributet në shëndetësi, sigurim pensional dhe invalidor dhe tatimin për të ardhurat personale të aoristëve me vetëfinancim”, sqarojnë nga Ministria e Kulturës.

Artistët duhet të jenë të regjistruar në Regjistrin Qendror të RMV-së, te jenë shtetas të RMV-së, si dhe mos të jetë student ose pensionist.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button