Arsovska e shkarkoi drejtoreshën e NP “Llajka” Tina Petrushevska, u. d. është Voislav Dimitrovski

Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska sot e shkarkoi u.d. drejtoreshë e NP “Llajka”, Tina Petrushevska, kurse në vend të saj e emëroi Voislav Dimitrovskin. Siç njoftojnë nga Qyteti i Shkupit, Dimitrovski ishte propozim i shoqatave për mbrojtjen e kafshëve, si zgjidhja më e mirë për ndërmarrjen e cila kryen aktivitete me interes të veçantë publik, për trajtimin human të qenve endacakë dhe vendosjen e sistemit për kontroll të popullatës së qenve, raporton SDK, përcjell Portalb.mk.

“Dimitrovski me profesion është veterinar, ka titull magjistër në fushën e shëndetit publik veterinar, është konsulent kombëtar i FAO-s për mirëqenien e kafshëve, udhëheqës i projektit të UNDP-së për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë në rajonin jugperëndimor të Maqedonisë. Oda Veterinare e Maqedonisë e ka emëruar koordinator për zgjidhjen e problemit me qentë endacakë në territorin e Maqedonisë”, thuhet në komunikatën e Qytetit të Shkupit.

“Llajka” si ndërmarrje e posaçme publike për trajtimin e qenve endacakë u themelua në vitin 2019, në kohën e ish-kryetarit Petre Shilegov.

Arsovska dje e ndërroi edhe u.d. drejtori i deponisë “Drislla” Kosta Naçevski, ndërsa në vend të tij e emëroi Jane Micevskin, i cili në zgjedhjet lokale ishte bartës i listës për këshilltarë të VMRO-DPMNE-së, në Komunën e Sopishtes.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button