31 të arrestuar për shpërdorim detyre dhe ryshfet në Kosovë

Në Kosovë të premten janë arrestuar 31 persona nga të cilët 12 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale; marrje dhe dhënie ryshfeti, keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar, mashtrim me subvencione, si dhe falsifikim dokumentesh, raporton VOA.

Prokuroria e Posaçme dhe policia e Kosovës thanë se arrestimet u kryen gjatë një operacioni në tetë komuna të Kosovës; Pejë, Istog, Ferizaj, Lipjan, Prishtinë, Kllokot, Vushtrri dhe Podujevë.

Arrestimet e së premtes janë vazhdimësi e operacionit me emrin e koduar “subvencioni”, i cili filloi në shkurt të këtij viti kur qenë arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë, nën dyshimet për përfshirje në veprat penale keqpërdorim i detyrës zyrtare dhe marrje ryshfeti.

Në muajin qershor në kuadër të këtij operacioni u arrestuan 21 veta, nga të cilët 14 zyrtarë të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë.

Në mesin e 31 të arrestuarve të premten, sipas autoriteteve, 12 janë zyrtarë, ndërsa 19 persona janë përfitues subvencionesh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button