Ti, që nuk u ktheve kurrë

Shkruan: Mimoza Zymeri

Ti ishe një engjëll në tokë

një dashuri që sillte dritë,

prita të takohemi prapë

e jo të dëgjoja fjalë që ti ke ik.

Prita të kthehesh e fortë

si një Shqiponjë që mposht çdo gjë,

mirëpo shpresa filloi të zbehet

kur më nuk dëgjova asgjë nga ti.

Besova në mrekulli

që çdo gjë do të bëhet mirë,

por një ditë mora lajmin e zi

dhe drita mu bë errësirë.

Luta Zotin fortë

të shihja edhe njëherë unë ty,

si duket Zoti dëgjoi lutjet

dhe papritmas një natë mu shfaqe ti.

Ah kjo është vetëm një ëndërr

ta thash at natë në sy,

ngadalë ma kape dorën

më the, shiko

unë jam e vërtet si ti.

Mu ndryshua mendja

e prapë besova në mrekulli..

Aty lartë pash Hënën e bukur

dhe Yjet që ndriçonin natën,

oh sa dashuri!

Thash Zot faleminderit

për gjithë këtë lumturi,

më fal që ma herët

nuk kërkova këtë gjë nga ti.

Ishim kaq të lumtura

e qeshnim me lot,

sa shpejt erdh koha të ndahemi

edhe njëherë e përgjithmonë.

Sa e bukur është jeta

i thash me habi,

në një moment pashë lotët

që dilnin nga ata sy.

Në at çast u zgjova

e nuk të pashë aty,

sa shumë u dëshpërova

të kthehesha në këtë realitet si ky!

E di që nuk doje të ikje,

sepse vdekjen nuk e doje ti.

Thoje që do luftoje fortë

dhe betejën ta fitoje ti.

Kështu e paska jeta

po t’dika edhe me të zhgënjye..

Në një moment jemi këtu

e të nesërmen nuk e dimë.

Fjalët nuk mbarojnë

kur unë filloj e shkruaj për ty,

për ty shpirt i bardhë

që pushon atje në përjetësi!

Lajme të ngjashme

Një koment

Leave a Reply to Edita Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button