Roboti që frikshëm, i ka mimikat më të avancuara dhe realiste të fytyrës (VIDEO)

Një kompani me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, Engineered Arts, ndërtoi robotin me tipare të njeriut, i cili mund të bëjë mimika gjatë të folurit. Në një video të shkurtër të publikuar në YouTube, kompania tregon humanoidin e saj më të avancuar, të quajtur Ameca, ku në këtë video u bë testimi i robotit, shkruan Interesting Engineering, transmeton Portalb.

Me zhvillimet e reja në inteligjencën artificiale, robotët po mësojnë të bëjnë jo vetëm detyra njerëzore, por, edhe më shumë. Studiuesit kanë punuar për t’i bërë humanoidet më ndërveprues duke u mësuar atyre komunikimin joverbal dhe Ameca është një moment historik në këtë fushë.

Siç shihet në videon e mësipërme, humanoidi duket se është punuar në një laborator robotik ndërsa shohim një njeri në prapavi është duke punuar. Roboti lëviz krahët, tregon një mori shprehjesh në pak sekonda dhe madje shpreh habi se si duart dhe gishtat e tij lëvizin rrjedhshëm. Roboti madje habitet kur sheh kamerën para tij.

Gjysma e tij e poshtme është jofunksionale për momentin. Ameca ende nuk mund të ecë, thotë faqja e internetit Engineered Arts. Ndërtuesit e saj me të drejtë e quajnë atë fytyra e ardhshme e robotikës. Por, ata thonë që një ditë edhe Ameca do të ecë.

Ameca mundësohet nga sistemi operativ Engineered Arts’ Tritium. Nëse kompanitë tjera ose startup-et zhvillojnë inteligjenca artificiale ose teknologjia e të mësuarit të makinerive, ato mund të testojnë dhe madje të demonstrojnë teknologjinë e tyre përpara një audiencë të drejtpërdrejtë duke përdorur Ameca. Sipas faqes së saj të internetit, Engineered Arts, shkruan që ju mund ta merrni me qira Amecan për ekspozita ose diskutime të drejtpërdrejta televizive.

Ameca do të shfaqet në CES 2022, në janar 2022.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button