Supremja i shfuqizoi vendimet për shkarkimin e tre gjykatësve, Këshilli Gjyqësor do ta përsërit procedurën

Gjykata Supreme i ka miratuar tre ankesa të gjykatësve të cilët Këshilli Gjyqësor i ka shkarkuar, në mesin e të cilëve është edhe ankesa e gjykatësit suprem, Stojançe Ribarev. Dy gjykatës tjerë janë nga Gjykata e Apelit në Shtip, Suzana Zdraveva dhe Zoranço Micevski, njofton Portalb.mk.

Ankesat e Zdravevës dhe Micevskit janë miratuar në seancën e Këshillit për Vendosje për Ankesa në Gjykatën Supreme më 29 nëntor (të hënën), derisa ajo e Ribarevit është shqyrtuar në seancën e 1 dhjetorit (të mërkurën).

Në tre kumtesa të Veçanta, Gjykata Supreme nuk i ka theksuar arsyet se pse janë miratuar ankesat. Ata vetëm kanë njoftuar se këshilli për vendosje i ka pranuar ankesat e paditësve, a vendimet e Këshillit Gjyqësor janë shfuqizuar.

Nga Këshilli Gjyqësor, thonë se ende nuk i kanë marrë vendimet e Supremes, por theksojnë se sipas partiakes së deritanishme, procedurat për shkarkim të gjykatësve sërish do të përsëriten në komisionit, vendime e të cilit do të jenë përfundimtare.

“Këshilli Gjyqësor ende nuk i ka marrë vendimet e Gjykatës Supreme të cilat kanë të bëjmë me dy lëndë, a me të cilat janë të përfshirë tre gjyqtarë, dhe nuk e dimë përmbajtjen e sqarimeve, gjegjësisht nuk kemi të dhëna nëse janë shfuqizuar vetëm vendimet për shkarkim të gjyqtarëve ose janë shfuqizuar edhe vendimet për suspendim. Sido që të jetë, sipas Ligjit për Këshill Gjyqësor, pasi që të arrijnë vendimet e Gjykatës Supreme, a praktika thotë se vendimet arrijnë për disa javë, procedurat për gjykatësit do të përsëriten nga ana e komisioneve të formuara në Këshillin Gjyqësor dhe më pas vendimet e reja do të jenë përfundimtare”, tha Lubisha Arsiq, zëdhënës i Këshillit Gjyqësor.

Ribarev, Zdraveva dhe Micevski u shkarkuan në një seancë të Këshillit Gjyqësor, e cila u mbajt më 14 korrik. Atëherë prej atje kumtuan se gjykatësit janë shkarkuar për shkak të “kryerjes së detyrës në mënyrë joprfesionale dhe jo të përgjegjshme”.

LEXO: Ish u.d kryetari i Gjykatës Penale, Ribarev ka konfirmuar se ka ndarje të lëndëve në mënyrë manuale

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button