Studim në Britaninë e Madhe: Doza e tretë e vaksinës kundër kovidit rrit ndjeshëm imunitetin

Doza e tretë e vaksinës kundër kovid-19 mund të rrisë ndjeshëm mbrojtjen imune të trupit, tregon një studim i fundit nga Britania e Madhe që ka shqyrtuar përgjigjen imune të rreth 3.,000 njerëzve, të cilët morën dozë. përforcuese, shkruan The Guardian, transmeton Portalb.mk.

Studimi është botuar në revistën prestigjioze Lancet, gjatë së cilit shkencëtarët shqyrtuan përgjigjet imune të personave që morën dozë përforcuese dy deri në tre muaj pas vaksinës së dytë kovid-19 nga AstraZeneka ose Pfizer.

Ata që morën dozën e tretë të vaksinës Pfizer pas vaksinimit fillestar të AstraZenekas kishin nivele të antitrupave pothuajse 25 herë më të larta një muaj pas dozës përforcuese sesa përpara se të merrnin dozën e tretë. Te personat që kishin marrë dy vaksina Pfizer, pas dozës së tretë përforcuese edhe me vaksinën Pfizer, numri i antitrupave u rrit për më shumë se tetë herë.

Përgjigje më të fuqishme imunologjike gjatë marrjes së dozës së tretë dha vaksina Moderna. Ajo rriti nivelin e antitrupave me 32 herë te personat që paraprakisht kishin marrë dy vaksina nga AstraZeneka, ndërsa për 11 herë u rrit numri i antitrupave tek ata që ishin vaksinuar paraprakisht me vaksinat Pfizer.

Megjithatë, në hulumtim, shkencëtarët theksojnë edhe se rreth 3000 njerëzit që kishin marrë pjesë në studim kishin nivele të ndryshme të antitrupave në trupin e tyre përpara dozës përforcuese. Kështu, nivelet e antitrupave të personave të vaksinuar me Pfizer mbetën të larta edhe pas disa muajsh vaksinimi, gjë që nga ana tjetër nuk e rriti shumë dozën përforcuese.

“Këta janë forcues të imunitetit tepër efektivë, shumë më tepër se çfarë nevojitet për të parandaluar hospitalizimin dhe vdekjen”, tha profesori dhe udhëheqësi i hulumtimit kryesor Saul Faust.

Përveç antitrupave, studiuesit panë edhe efektin e dozave përforcuese në qelizat T si një komponent tjetër kyç i sistemit imunitar që lidhet me parandalimin e sëmundjeve të rënda. Shumica e dozave përforcuese, duke përfshirë vaksinat Pfizer, Modern dhe AstraZeneka, rritën nivelet e qelizave T, pa dallim të vaksinave që kishin marrë personat në dy dozat e para.

Gjithashtu, përgjigja e qelizave T tek personat ishte po aq e mirë kundër llojeve shqetësuese beta dhe delta të koronavirusit, sa ishte kundër virusit origjinal me prejardhje nga Wuhani.

“Megjithëse variante të tilla si delta reduktuan efektin e përgjithshëm të antitrupave për vrasjen e virusit, përgjigjet e qelizave T ishin mjaft të pandryshuara”, shpjegoi Jonathan Ball,  profesori i biologjisë molekulare në Universitetin e Nottingham.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button