Blerina e “hajrit” edhe për klubin e saj

Blerina Seferi gjatë fundjavës ka dëshmuar se nuk është vetëm pas sukseseve individuale, por ajo është e dobishme edhe për klubin e saj. Seferi (52kg, kadet) gjatë fundjavës i dha suksesin skuadrës së saj “HT16” për të siguruar vizën që i garanton pjesëmarrje në kampionatin ekipor të Gjermanisë, që në javën e ardhshme do të jetë në program. 

Blerina para se të paraqitej në këtë aktivitet, për një javë ishte në përgatitje me reprezentacionin e Gjermanisë U-18. “Po kaloj një formë të mirë, sapo kemi përfunduar përgatitjet një javore në Berlin, ku përveç ushtrimeve speciale kisha edhe disa lufta kontrolluese. Arrita të mposhti bindshëm kundërshtaren Jana Ciklen, xhudiste kjo e cila është dy vite më e moshuar se unë si dhe përfaqëson Gjermaninë në kampionatin evropian U-18. Pas këtij dueli mu afrua trajneri i reprezentacionit dhe më tha fjalë miradije, për luftën e zhvilluar”, është shprehur Blerina. 

Blerina Seferi nga 20 qershor pritet të jetë në Maqedoni, ku menjëherë do ti bashkëngjitet reprezentacionit të Maqedonisë në përgatitjet që do ti zhvillojnë në malin Sharr. Më 5 korrik xhudistin Seferi e pret kampionatin Ballkanik në Turqi, ku shpreson edhe të mbrojë titullin e fituar një vit më parë në Bulgari. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button