fbpx

Stavreski është rikthyer në trupat punuese të VMRO-DPMNE-së, do të monitorojë realizimin e premtimeve

Ish-ministri i Financave Zoran Stavreski pas një kohe të gjatë është rikthyer në trupat punuese të VMRO-DPMNE-së, pasi mbrëmë nga partia opozitare njoftuan se kanë formuar trup punues për monitorimin e realizimit të projekteve që kryetarët e komunave ua premtuan qytetarëve, transmeton Portalb.mk.

“Në trupin punues që do të udhëhiqet nga kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski do të jenë edhe Zoran Stavreski dhe Oliver Shambevski”,  theksuan nga VMRO-DPMNE.

Stavreski ishte zëvendëskryeministër në Qeverinë e udhëhequr nga Nikolla Gruevski nga viti 2006, ndërsa nga viti 2009 deri në vitin 2016 ishte edhe ministër i Financave. Shambevski ishte deputet i VMRO-DPMNE-së, e më pas ambasador i Maqedonisë në Kinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko edhe
Close
Back to top button