Sot zhvillohet seanca e parë e Kuvendit të Bullgarisë dhe konsultimet për formimin e kabinetit qeveritar

Presidenti bullgar Rumen Radev sot fillon konsultimet me forcat parlamentare për formimin e kabinetit qeveritar. Ai këtë e bëri të ditur gjatë hyrjes në ndërtesën e Kuvendit me nënkryetaren Iliana Iotova për seancën inauguruese të Kuvendit të 47-të Kombëtar, shkruan BTA, transmeton Portalb.mk.

Kreu i Shtetit i uroi deputetëve suksese në misionin e tyre shumë të përgjegjshëm.

Vazhdimi ndryshon do ta emërojë Nikolla Minçev për kryetar të Kuvendit, tha Kiril Petkov, bashkëkryetar i koalicionit i cili fitoi zgjedhjet e 14 nëntorit dhe ka 67 ulëse në Parlamentin prej 240 vendesh.

“Shpresojmë se javën e ardhshme do të ketë qeveri koalicioni për katër vitet e ardhshme”, tha Petkov.

Ai konfirmoi se Vazhdimi ndryshon do ta emërojë atë si kryeministër.

“Shpresoj shumë se do të kemi një kabinet shumë shpejt,” tha Petkov, duke shtuar se bisedimet me tre partitë e tjera – Partia Socialiste, Ka një popull të tillë dhe Bullgaria Demokratike – kanë qenë konstruktive.

Përndryshe Petkov, po jep shpresë në lidhje me marrëdhëniet bullgaro-maqedonase, duke thënë se nuk duhet të rrënohet i gjithë procesi i fqinjësisë së mirë me Maqedoninë e Veriut dhe ata të pranohen në BE vetëm në bazë të një kriteri – historisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button