Dita e fundit e konferencës së 17-të ndërkombëtare “e-Shoqëri”

Sot në në Shkup mbahet dita e fundit e edicionit të 17-të të konferencës ndërkombëtare “e-Shoqëri” me temë “Demokracia në erën digjitale: sfidat dhe mundësitë”, e organizuar nga Fondacioni Metamorfozis, njofton Portalb.mk.

Sot do të mbahet një punëtori me temë: Aspekte juridike dhe vetërregullimi në luftën kundër dezinformatave, diskutim në temën: Dezinformata dhe kërcënimi për demokracinës. Në fund do të mbahet një sesion përmbyllës të konferencës.

Edicioni i sivjetshëm i konferencës e-Shoqëri.mk zgjati 4 ditë dhe u përbë nga 7 sesione, 2 fjalime frymëzuese, 2 trajnime dhe 1 punëtori, dhe kryesisht është diskutuar për gjendjen e demokracisë sot, si dhe për atë se si teknologjia e formëson përkufizimin e qeverisjes së mirë dhe angazhimin qytetar në kushtet e sotme. Gjithashtu janë diskutuar edhe sfidat e epokës digjitale me fokus të veçantë në dezinformimin dhe sigurinë në internet. Aktivistë, ekspertë, gazetarë, nëpunës shtetërorë dhe mbështetës nga rajoni i Ballkanit Perëndimor dhe më gjerë i kanë ndarë pikëpamjet dhe opinionet e tyre mbi temën “Demokracia në epokën digjitale: sfidat dhe mundësitë”.

Ngjarjen e sotme mbahet në hotel Panoramika, por për shkak të numrit të kufizuar të pjesëmarrësve, të interesuarit mund ta ndjekin drejtpërdrejt edhe përmes platformës ZOOM dhe transmetimit të drejtpërdrejtë në faqen e Fondacionit Metamorfozis në Facebook.

Agjendën e konferencës e-Shoqëri.mk mund ta shihni këtu: Agjenda-е-Shoqëri.mk-2021

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button