fbpx

Janë dorëzuar katër kandidatura për kryetar të LSDM-së

Katër kandidatë janë paraqitur për të garuar për kryetar të LSDM-së. Afati për paraqitjen e kandidaturave përfundon sot në ora 16:00, transmeton Portalb.mk.

Në garë kanë hyrë, Jovan Despotovski, Dimitar Kovaçevski, Frosina Remenski dhe Vllastimir Aleksoski.

Sipas Statutit, LSDM-ja e zgjedh kryetarin e partisë në zgjedhje të drejtpërdrejta, të jashtëzakonshme brendapartiake. Me vendim të Komitetit ekzekutiv të datës 26 nëntor 2021, zgjedhjet e jashtëzakonshme janë shpallur dhe do të mbahen më 12 dhjetor 2021 (e diel). Procedura për kandidim ka nisur më 27 nëntor 2021 dhe zgjat shtatë ditë, deri sot. Të drejtë kandidimi kanë të gjithë anëtarët e LSDM-së që i plotësojnë kriteret në përputhje me Statutin e LSDM-së. Për kryetar të LSDM-së mund të kandidojë personi i cili ka së paku pesë vjet anëtarësim në parti dhe i cili është zgjedhur nga Kongresi të paktën një herë anëtar i njërës prej organeve të partisë.

Zgjedhjet në nivel lokal do t’i zbatojnë 80 komisione komunale zgjedhore dhe borde e vendvotimeve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button