Armatës së RMV-së iu shtuan 23 oficerë të rinj, përfshirë 10 vajza

Me ceremoninë e djeshme në kazermën “Goce Dellçev” betim solemn dhanë kadetët e klasës së 25-të, ndërsa në gradën e parë oficer u avancuan kadetët e klasës së 21-të të Akademisë. Maqedonia e Veriut dje pranoi 23 oficerë të rinj, 10 prej të cilëve janë vajza, transmeton Portalb.mk.

Në ceremoni morën pjesë presidenti Stevo Pendarovski dhe ministrja e mbrojtjes Radmilla Shekerinska.

Kreu i shtetit tha se në Armata nuk ka dhe nuk guxon të ketë vend për stereotipa dhe paragjykime të çfarëdo lloji.

“Jo rastësisht Armata është institucion me nivel të vazhdueshëm besimi të lartë tek qytetarët e Maqedonisë. Populli ynë e pranon që anëtarët e Armatës janë burra dhe gra. Siç me të drejtë çdo vit themi se pjesëtarët e Armatës duhet ta respektojnë betimin e dhënë, kështu që shteti duhet t’i përmbush obligimet ndaj ushtarëve të tij”, tha presidenti Pendarovski.

Ai shtoi se prioritet kryesor në fushën e mbrojtjes është që të kujdesemi për ushtarët dhe oficerët, të punojmë në përmirësimin e standardit të të gjithë atyre që përkundër të gjitha sfidave kanë zgjedhur këtë profesion fisnik por shumë të përgjegjshëm jetësor, tha Pendarovski. Ai ka uruar të gjithë kadetët për dhënien e betimit dhe gradimin në gradën toger.

Edhe ministrja e Mbrojtjes Radmila Shekerinska uroi, siç tha ajo, liderët e ardhshëm të Armatës.

“Akademia ushtarake hap rrugën për një karrierë të jashtëzakonshme në shërbim të vendit të tij. Maqedonia e Veriut sot pranoi 23 oficerë të rinj – 10 vajza dhe 13 djem të cilët mbaruan Akademinë Ushtarake dhe do të jetë shembull për klasën e re të kadetëve që fillojnë shkollimin”, tha ministrja Shekerinska.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button