fbpx

Vaksina duhet të injektohet çdo vit, vlerësojnë nga Pfizer

Kreu i firmës Pfizer mendon se vaksinat anti-Covid duhet të injektohen çdo vit, raporton Klan.

“Nëse duhet të bëjmë një supozim nga çfarë kam parë deri tani, do thoja që me shumë gjasa nevojitet vaksinim i përvitshëm për ruajtur një nivel shumë të lartë mbrojtjeje”.

Në një intervista për mediat britanike BBC, ai thotë se vaksinimi u ka ruajtur jetën miliona njerëzve në mbarë botën. Burla thotë se vaksinat Pfizer u modifikuan për të krijuar mbrojtje sa më të mirë për variantet e reja që ka pësuar Covid-19, si për atë Beta ashtu edhe për Deltën.

Ekspertët po përpiqen ta përshtatin për të krijuar mbrojtje edhe ndaj Omicron-it, që po ngjall frikë në të gjithë globin dhe që besohet se është varianti më ngjitës që ka qarkulluar ndonjëherë.

Sakaq, shkencëtarët britanikë thonë se kanë zbuluar mekanizmin e krijimit të trombeve të gjakut nga vaksina AstraZeneca. Ata thonë se sistemi imunitar i individëve të caktuar sulmon gabimisht një lloj proteine që lidhet me viruset e dobësuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button